VIDEO/ Valencia, të mbijetuarit e përmbytjeve kërkojnë ushqime mes baltës dhe rrënojave të supermarketeve

1 Nëntor 2024, 17:04Bota TEMA
VIDEO/ Valencia, të mbijetuarit e përmbytjeve kërkojnë

Pas përmbytjeve shkatërrimtare që goditën Spanjën, të mbijetuarit në Valencia janë detyruar të kërkojnë për ushqim dhe nevoja bazike mes baltës dhe rrënojave të supermarketeve .

Numri i viktimave në të gjithë Spanjën ka arritur në të paktën 205, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. Shërbimet e emergjencave deklaruan se 202  viktima ishin shënuar vetëm në rajonin e Valencias, teksa autoritetet paraljmëruan se reshje te dendura priten edhe në ditët në vazhdim.

Dëmi i shkaktuar nga reshjet e ditës së martë dhe të mërkurë i ngjan atij të shkaktuar nga një tsunami, me të mbijetuarit që përpiqen të pastrojnë rrugët dhe shtëpitë, ndërsa mbajnë zi për të afërmit e vdekur.

Valencia u përball me reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

@gazetatema Pamjet apokaliptike/ Të mbijetuarit e përmbytjeve në Spanjë kërkojnë për ushqim mes baltës dhe rrënojave të supermarketeve #lajmeshqip #lajmetefundit #gazetatema #gazetatemavideo ♬ original sound - Gazeta TemA

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Nuk kane menduar per dite te veshtira per qytetaret e tyre, por kane ndihmuar Ukrainen dhe vete kane ngelur me gishtin ne goje dhe ne bythe.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoni

      pse mo pithrobsh me tanke dhe pushke do ta mposhtnin shiun...?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje