Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përshkroi takimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si një “diskutim të sinqertë dhe të hapur”, gjatë të cilit u ngrit pakënaqësia e Uashingtonit me qëndrimin e disa aleatëve. Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë la të hapur mundësinë e shqyrtimit të pjesëmarrjes së SHBA-së në Aleancë , ndërsa përsëriti kritikat për mbështetjen e kufizuar të vendeve evropiane në zhvillimet kritike gjeopolitike.
Mark Rutte theksoi se gjatë takimit me Donald Trump pati një shkëmbim të konsiderueshëm pikëpamjesh mbi rolin e vendeve evropiane brenda Aleancës.
Siç tha ai në një intervistë me CNN, ai i theksoi presidentit amerikan se “shumica dërrmuese e kombeve evropiane kanë qenë të dobishme”, duke kontribuar në fusha të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen operacionale.
Këto përfshijnë sigurimin e bazave ushtarake, sigurimin e mbështetjes logjistike, fluturimet ajrore dhe respektimin e angazhimeve që rrjedhin nga pjesëmarrja në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
“Është e VËRTETË që jo të gjitha vendet evropiane i kanë respektuar këto angazhime. E kuptoj plotësisht se ai është i zhgënjyer për këtë!”
Gjatë intervistës, kur prezantuesi Jake Tapper e pyeti nëse e konsideronte botën sot më të sigurt sesa ishte para se të fillonte lufta në fund të shkurtit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u përgjigj pozitivisht.
“Absolutisht,” tha Mark Rutte, duke shtuar se ky zhvillim “është për shkak të lidershipit të Presidentit Trump”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u përpoq të nxirrte në pah shkallën e bashkëpunimit midis aleatëve, pavarësisht mosmarrëveshjeve që janë regjistruar kohët e fundit.
Më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, la të hapur mundësinë që Shtetet e Bashkuara të mund të shqyrtojnë tërheqjen nga NATO, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ndërsa takimi i Donald Trump me Mark Rutte ishte në zhvillim e sipër.
E pyetur nëse Uashingtoni po e shqyrtonte ende një mundësi të tillë, Caroline Levitt u përgjigj: “Është diçka që presidenti e ka diskutuar dhe mendoj se ai do ta diskutojë së shpejti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai do t’ju tregojë vetë për këtë.”
Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë akuzoi vendet anëtare të NATO-s se “i kanë kthyer shpinën” Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se nuk kanë ofruar mbështetje të mjaftueshme për luftën e Uashingtonit kundër Iranit.
“Ata u përpoqën dhe dështuan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, duke cituar një deklaratë të Donald Trump.
Ajo shtoi: “Është shumë e trishtueshme që NATO u ka kthyer shpinën amerikanëve gjatë gjashtë javëve të fundit, ndërsa amerikanët janë ata që financojnë mbrojtjen e tyre”.
Aleatet nuk mund te udhehiqen nga nje “lunatic” old fart
Ke plotësisht të drejtë!
Europa eshte djepi i kultures iluministe . Vetem injorantet e albanistanit nuk e dine se jane akoma ne mesjete.
Kujt i plas se eshte i zhgenjyer nje femije karagjoz, perandoria te te cilit po fundoset.
Legenat e Europes u mesuan keq me kllounin Biden qe talleshin duke I bere qefin si femije dhe I rripnin milarda.Ka ardhur sherif I ri ne qytet o kurvica akoma se keni kuptuar.Vazhdoni mbani Arabet dhe Afrikanet si agallare pa punuar asnje dite nga frika se mos ju quajne rraciste dhe humbni karriget.
Aleanca euroatlantike nuk ishte vetëm në katër vitet e Biden, por ka ekzistuar për të paktën 75 vjet! Askush nuk fal miliarda pa interes dhe interesi amerikan ishte të kishte baza jo vetëm në territorin europian, por edhe në Lindjen e Mesme dhe të Largët, në Karaibe, në Oqeanin Indan e Paqësor dhe gjithandej për të patur hegjemoni të plotë në të gjithë botën ushtarakisht dhe ekonomikisht. Industria e luftës amerikane është eksportuesi më i madh në botë dhe sigurisht që ideologjia e politikës amerikane, demokracia e saj ka qënë një lidërship i politikës europiane. Realiteti është se Amerika e Trump po largohet nga të qënit demokraci duke luftuar me brutalitet fjalën e lirë, demokratët, universitetet, shtypin e lirë, drejtësinë, minoritetet, islamin dhe gjithçka të kundërt me ideologjinë Trump. Sa për dijeni Amerika si një vend emigrantësh ka disa herë më tepër se Europa popullsi arabe, afrikane, aziatike dhe latinoamerikane! Mos shkruaj idiotizma dhe aq më keq ti emigranti i botës së tretë!
ZOTI e bekofte Trumpin.Vetem keshtu mund te shkundet Europa dhe te shpetoje nga parazitet frikacake qe po e drejtojne.
Cfare po ben Amerika per te ndaluar luften ne Europe, thjesht po e fundos edhe me shume Ukrainen ne borxhe. Europa ka faj qe gjithe keto vite e ka besuar mbrojtjen e saj Amerikes, por dhe kjo e fundit nuk ka dale me humbje pasi ka shitur arme pafundesisht vendeve aleate. Mendoj se ka ardhur koha qe Amerika e Trumpit te dale si nga Nato edhe nga bazat e saj ne EU. Eshte turp te mendosh se nje bashkesi vendesh me popullsi thuajse sa US, te frikesohet nga armiku imagjinar Putin, i cili prej disa vitesh po rreket te marre pjese te Ukraines. Trampi le te merret me ato vende qe ka rreth e rrotull.
Une nuk te kuptoj ty OK. E perfundon mendimin tend me konkluzionin qe Trampi le te merret me ato vende qe ka rreth e rrotull. Mos e ke fjalen per Greonlanden qe eshte koloni e Danimarkes?! Pra, do ose nuk do ti, historia e ngaterron mendimin tend sepse Danimarka ka qene dikur nje Amerike dhe sot nuk kupton se nuk eshte me mbreteri.... Eh, eshte thjeshte nje keqekuptim njerezor ku njeriu nuk mendon me shume se elefanti, majmuni apo gjarperi....