“Sa dola, ndërtesa u shemb”- Fëmija rrëfen si i mbijetoi tërmetit shkatërrimtar

8 Shkurt 2023, 22:10Bota TEMA

“Sa dola, ndërtesa u shemb”- Fëmija rrëfen si i

“Ne u larguam vetëm me shpirtin tonë”- këto ishin fjalët e një adoleshenti që mundi të dilte në kohë nga një ndërtesë që u shemb nga tërmeti në Siri.

Ai dhe tre të rinj të tjerë të mbijetuar i përshkruan sprovat e tyre për organizatën bamirëse “Save the Children”.

Ata përshkruan me detaje momentet e tërmetit shkatërrimtar të 6 janarit.

“Ne ndjemë se shtëpitë po dridheshin, ata që mundën të iknin, ikën, por pjesa tjetër vdiq.

Ne u larguam vetëm me shpirtin tonë, kaq. Edhe sendet personale si telefoni apo gjëra të tjera nuk mund të shpëtoheshin. Ne vrapuam me rrobat tona, por pjesa tjetër është zhdukur”, tha njëri prej tyre.

Ndërkohë që një tjetër deklaroi: “Ne ishim në gjumë, por babai im më zgjoi dhe dolëm jashtë. Ndërtesa po dridhej dhe vazhdoi të dridhej, më pas u shemb. Ne ishim shumë të frikësuar.”

Lini një Përgjigje