SHBA-Iran drejt një përshkallëzimi më madh? Trump: Nëse sulmojnë sot, do t’i godasim më fort se kurrë!

1 Mars 2026, 13:30Bota TEMA
SHBA-Iran drejt një përshkallëzimi më madh? Trump: Nëse

Pas shpërthimeve dhe sulmeve të shumta në Iran nga SHBA-ja, si dhe pas vdekjes nga sulmet të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, Shtëpia e Bardhë ka publikuar një reagim tjetër të Donald Trump ditën e sotme.

Duke cituar presidentin amerikan, në njoftim thuhet se Irani ka paralajmëruar për një sulm më të fuqishëm sot, ndërsa Trump njofton se nëse ndodh kjo, SHBA do kundërpërgjigjet më fort se asnjëherë.

“Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. më shumë mirë të mos e bëjnë këtë, megjithatë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i goditim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

1 Komente

  1. S
    Shkēmbim zjarri, manovra ushtarake tė pērbashkēta,

    Trump ka eksperienc 5 vjeçare nē shtēpin e bardhē, dhe Partia Republikane do i jap njerēzit e duhur pēr t'ja arritur qëllimit tē tij kombētar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje