SHBA mbyll 83% të programeve të USAID, Rubio: Kontratat dëmtonin interesat tona

10 Mars 2025, 11:53Bota TEMA
SHBA mbyll 83% të programeve të USAID, Rubio: Kontratat dëmtonin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "X", Rubio sqaroi se programet e mbetura të USAID, të cilat do të vijojnë të ekzistojnë, do të jenë nën monitorimin dhe administrimin e Departamentit të Shtetit.

Rubio e falënderoi stafin e Departamentit të Efikasitetit të Elon Musk për punën e bërë dhe auditimin që ata zhvilluan për USAID.

Ai theksoi se pas një rishikimi të thelluar 6-javor, janë anuluar zyrtarisht 5,200 kontrata të cilat kishin shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë, pa shërbyer në interesat kryesore kombëtare të Amerikës.

Në përputhje me këto ndryshime, një pjesë e mbetur e programeve, përkatësisht 18%, afërsisht 1,000 programe, do të menaxhohen në mënyrë më efikase nga Departamenti i Shtetit.

"Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike", përfundon Rubio në postimin e tij.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    po mo rubio po,e paske fshirë kryqin me qymyr në ballë??ske faj ti je këlysh trampi,si hillibilli vans që thotë se "profesrët janë problemi i amerikës"!a thu se dëgjon islamistin erdogan të turqisë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje