SHBA pezullon dërgesat e raketave për Ukrainën

2 Korrik 2025, 12:36Bota TEMA
SHBA pezullon dërgesat e raketave për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pezulluar dërgesat e raketave të sistemit të mbrojtjes ajrore dhe municioneve të drejtuara me precizion për Ukrainën, për shkak të shterjes së rezervave, raporton Politico.

Vendimi, i iniciuar nga Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikat, Elbridge Colby, erdhi pas një shqyrtimi të brendshëm që evidentoi rënie të ndjeshme të rezervave të predhave të artilerisë, raketave të mbrojtjes ajrore dhe municioneve të avancuara.

Sipas burimeve, pezullimi i disa dërgesave të ndihmës, që u miratua fillimisht nën administratën e ish-Presidentit Joe Biden, është marrë në fillim të qershorit, por është zbatuar vetëm kohët e fundit.

Pentagoni ka siguruar se Forcat e Armatosura të SHBA-së mbeten “plotësisht të pajisura për të penguar çdo kërcënim”.

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    SIPAS URDHERIT TE PRESIDENTIT TE KONFEDERATES RUSO AMERIKANE,VLLADO PUTANA......

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurvari plak

      Trapi është kurvar i shantazhuar nga Putini.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje