SHBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane

18 Maj 2026, 16:10Bota TEMA
SHBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të pezullojnë përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane gjatë zhvillimit të negociatave me Teheranin. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citon burime pranë ekipit negociator iranian.

Sipas raportit, në propozimin më të fundit amerikan parashikohet pezullimi i sanksioneve të lidhura me sektorin e naftës për gjithë kohëzgjatjen e bisedimeve mes dy palëve, ndryshe nga ofertat e mëparshme.

Nga ana tjetër, Irani vazhdon të kërkojë heqjen e plotë të të gjitha sanksioneve. Ndërkohë, Uashingtoni shprehet i gatshëm të lehtësojë vetëm sanksionet e Departamentit Amerikan të Thesarit deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

2 Komente

  1. A
    A

    Pritni qe bisedimet te zgjasin me dekada.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ec Aty

      Kështu është kur zgjedh një kalama 80 vjeçar narzicist si President të vendit më të fuqishëm të botës. Fillon të luajë ngriva-shkriva me fatet e vendeve dhe ekonominë botërore. I duket bota si Mar-a-lago dhe luftën e sheh si ato kampionatet e golfit që vetë i organizon e vetë i fiton. Melania mund të ngushëllohet që tani 8 miliardë njerëz e shohin se me ç'psikopat i duhet të jetojë dhe madje po e heqin vetë në kurriz.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje