SHBA po shtyn aleatët të kufizojnë emigracionin

27 Nëntor 2025, 22:41Bota TEMA
SHBA po shtyn aleatët të kufizojnë emigracionin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka kërkuar diplomatëve të SHBA-ve në Evropë, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re të ushtrojnë presion ndaj qeverive për të kufizuar ndjeshëm emigracionin, sipas një dokumenti diplomatik të siguruar nga The New York Times.

Në kabllogramin diplomatik, të cituar nga NYT-ja, diplomatët udhëzohen të theksojnë “krimet e dhunshme të lidhura me persona me prejardhje migratore” dhe të raportojnë çdo politikë të qeverive vendase që “favorizon padrejtësisht migrantët në kurriz të popullatës vendase”.

Sipas gazetës, Rubio kërkon që diplomatët amerikanë të ndërtojnë mbështetje tek qeveritë pritëse për politika më të ashpra migracioni, duke argumentuar se emigracioni i gjerë “rrezikon kohezionin social dhe sigurinë publike”.

Kabllogrami përfshin 12 pika komunikimi për t’u përdorur në bisedat me qeveritë pritëse, mes të cilave nxitja për të marrë masa ndaj “ndikimeve negative të migracionit masiv, përfshirë shpërnguljen, sulmet seksuale dhe prishjen e rendit publik”.

Për vendet evropiane, është shtuar edhe një këshillë për të qenë “vigjilentë ndaj radikalizmit islamik të përhapur mes disa komuniteteve migratore”.

The New York Times thekson se kabllogrami nuk paraqet asnjë të dhënë statistikore që mbështet këto pretendime, pavarësisht se dokumenti pretendon ekzistencën e tyre.

Raportimi shton se administrata Trump po shtyn diplomacinë amerikane të luajë një rol aktiv në përhapjen e qasjes së saj të ashpër ndaj migracionit, edhe pse të dhënat zyrtare evropiane tregojnë se kalimet e paligjshme të kufirit në BE kanë qenë në rënie në muajt e fundit të administratës Biden.

Ndërkohë, NYT thekson se Departamenti i Shtetit u ka kërkuar diplomatëve që edhe në raportet vjetore të të drejtave të njeriut të përfshijnë rastet kur qeveritë e huaja mbështesin migracion të paligjshëm ose masiv, si dhe rastet kur ato kufizojnë fjalën e lirë të grupeve të ekstremit të djathtë që kritikojnë emigracionin.

3 Komente

  1. Q
    Qifuti I mire eshte I ngordhur

    Rrofte politika e qifuteve te qelbur qe nepermjet amerikarreve qe vrane indianet dhe qe moren me shine token e Melsikes duan qe te theksojne radikalizmi Islam eshte i rezikshem,por nuk sheh se radikalizmi qifute ose katolike (fe e shpifur)bejne vrasje ne gjithe boten.

    Përgjigjjuni
    1. F
      FREE LUNCH

      ngrihet qen dhe gomar per te jetuar ne vendet e civilizuara 'FREE' ... dhe kerkon te jetoje ne kurriz te njerezve qe kane dhene jeten per shekuj te ndertojne ate vend!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ndonjëherë dhe lind në tokë të civilizuar!!budallallëku nuk është pronësi e vëndeve të pjerdhura!!lexo atë sipër teje!çfar ti thuash??

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje