Shembja e skelës në Gjermani, shkon në 4 numri i shqiptarëve që humbën jetën

1 Nëntor 2023, 09:40Bota TEMA
Shembja e skelës në Gjermani, shkon në 4 numri i shqiptarëve

 

Ka shkuar në 4 numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, pasi skela ku ata punonin u rrëzua nga kati i 8-të.

Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën, por trupi i pajetë i shqiptarit u nxorr nga rrënojat vetëm mbrëmjen e së martës. Ngjarja ndodhi në HafenCity dhe mësohet se skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori.


Katër shqiptarë humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Dyshohet se skela nuk ishte vendosur siç duhet dhe rreth 80 blloqe betonit ishin vendosur mbi të. Blloqet e betonit ishin vendosur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt.

Fillimisht u raportua se viktimat ishin bullgarë, por policia gjermane sqaroi më vonë se ishin shtetas shqiptarë.

1 Komente

  1. O
    Otto

    Pse sa ishte, qe shkoi 4?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje