Një ish-diplomat amerikan, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është arrestuar pas akuzave se ka shërbyer fshehurazi si agjent për qeverinë e Kubës.
Manuel Rocha, 73 vjeç, u arrestua në Miami të premten, ndërsa më shumë detaje priten të bëhen publike rreth çështjes. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Rocha është akuzuar se ka punuar për interesat e qeverisë kubaneze.
Për 25 vite, ai ka shërbyer nën administratën demokratike dhe republikane, pjesa më e madhe në Amerikën Latine gjatë Luftës së Ftohtë. I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në një familjes të klasës punëtore në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të bashkohej me shërbimin e jashtëm në 1981.
Ai ishte diplomati më i lartë i SHBA-së në Argjentinë ndërmjet viteve 1997 dhe 2000.
Rocha shërbeu gjithashtu në Itali, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane dhe punoi si ekspert i Amerikës Latine për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Botim i denje per te gjithe ata qe thone se Berishen nuk e arestojne per arsye te moshes se madhe ....ik tani dhe gudulisini topet Saliut ....dhe ai ju pshur ligjet e tuaja te famshme ... Duket qarte qe nuk doni ta coni perpara akuzave dhe ligjit per nje arsye ose tjetren ...e keni lene te bjere vete si procesi i frutes se bere mire ne peme qe vjen nje dite dhe bie vete ....deri atehere do beheni gazi i Botes dhe do telendiseni ne arenen nderkombertare qe nje plak matur dhe ca rebele , hajdute e kriminele zbythin rendin , ligjin dhe shtetin ...
As per 100 vjet nuk arrestohet Saliu...Harroje. Nuk kane tope keta ta fusin brenda. Keta nuk fusin dot brenda Mul Noken dhe Kol Olldelen, jo me Saliun... Kane frike akoma...