Ukrainë, zbehen luftimet në Avdivka

3 Dhjetor 2023, 16:36Bota TEMA
Ukrainë, zbehen luftimet në Avdivka

Qyteza ukrainase Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistruar zbehje të ofensivës ruse në 24 orët e fundit, për shkak të humbjeve të mëdha të ushtrisë së Rusisë dhe motit të lig, ka thënë kryetari i qytezës, Vitaly Barabash.

Për gati dy muaj, Rusia ka tentuar të marrë kontrollin e Avdivkas, qytezë industriale afër Donjeckut, e cila është kthyer në një prej pikave kyçe të luftimit.

Ushtarët rusë tani janë në lindje, veri dhe jug të qytezës, e cila është kthyer në gërmadhë.

Ukraina ka thënë se ushtria e saj është duke e kontrolluar atë rajon dhe është duke zmbrapsur sulmet.

“Në 24 orët e fundit, numri i sulmeve tokësore është zvogëluar”, ka thënë Barabash, për një transmetues ukrainas.

Ai ka thënë se luftimet janë zbehur për shkak të tre faktorëve – motit të vështirë, humbjeve të mëdha ruse dhe mungesës së ushtarëve.

“Secilën herë e më pak rusë kanë vullnet që të luftojnë”, ka shtuar Barabash.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka konfirmuar këto deklarata në mënyrë të pavarur.

Për shkak të luftës për kohë të gjatë, ukrainasit e konsiderojnë qytezën si simbolin e tyre të rezistencës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Lajme "fake new's", Avdivkes qe eshte vetem nje germadhe te na trgoje ky Barabash ku i ka zyrat ne Kiev qe jep kete interviste ? Avdivkes po i byllet qarku nga siper dhe eshte futur ne dare, te vrare ka vetem ushtar rus, ata te Ukraines ja kane kaluar e dhe Rambos (se Silvester Stalones), poshtersia qendron se nga kunderofensive e pranveres se Zheles dhe NATO-s na del qe po mbrohen, gjate kesaj periudhe te tjera hapsira jane marre nga ushtria Ruse dhe i jane qepur hartes se saj. Tanket "Leopard" te marra me buje nga Gjermania nuk vlejten as sa nje mace, te "rikthehen" ne Gjermani per lende te pare si hekurishte per metalurgji.

    Lini një Përgjigje