SHBA: Izraeli ka përgjegjësi morale për të mbrojtur civilët në Gaza

3 Dhjetor 2023, 13:10Bota TEMA
SHBA: Izraeli ka përgjegjësi morale për të mbrojtur

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA ka bërë thirrje për veprime më të ashpra për të shmangur viktimat civile në Gaza. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Izraeli kishte “përgjegjësi morale” për të mbrojtur civilët.

Ai theksoi se SHBA-ja do të qëndrojë pranë “mikut të saj më të ngushtë në botë”, ndërsa tha se u bëri presion zyrtarëve izraelitë që të lejojnë dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza.

Komentet e tij erdhën të shtunën ndërsa forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre në jug të Gazës, ku qindra mijëra njerëz nga veriu i Rripit po kërkojnë strehim.

Përpara se Austin të fliste, nënpresidentja e SHBA Kamala Harris tha se “shumë palestinezë të pafajshëm janë vrarë” dhe e përshkroi shkallën e vuajtjes si “shkatërruese”.

2 Komente

  1. B
    Boll se na cate trapin.

    Ore jevg, Edi na ka thene qe aleati me i ngushte ne bote per Ameriken eshte Albanistani? As nje fjale per 5 mije femije te vrare qe ne vend te lodrave marrin plumba edhe ata qe qe do te mbesin gjalle po mbeten do te jene te shkaterruar dhe te paafte menderisht. Plehre ti dhe Biden izraelin e funizon me armatim dhe atij i "lutesh" qe te lejoje ndihmat me ushqime dhe uje per qytetaret palestineze, kjo tregon se cfare bythe qiresh jeni.

    1. !
      !!??

      E pse vetem pergjegjesi morale e jo penale!? Apo se jane miqet tuaje...!?

      Lini një Përgjigje