Në orët e fundit Forcat e Armatosura izraelite kanë vazhduar të sulmojnë infrastrukturat e Hamasit në Gaza.
Ushtria izraelite thotë se ndër objektivat ishin tunelet e Hamasit, komandat e Hamasit në terren dhe depot e municioneve.
Një njësi sulmi nga Brigada e 7-të e blinduar e ushtrisë zbuloi dhe vrau 7 anëtarë të Hamasit duke përdorur një dron.
Ushtria izraelite ka vijuar bombardimin e Rripit të Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët.
Pas një armëpushimi të shkurtër që zgjati një javë, situata aty është saktësisht e njëjtë si 10 ditë më parë. Thirrjet për një armëpushim humanitar vijojnë të bien në vesh të shurdhër.
.... kane vrare edhe 5 mije femije.......