Shqipëria me ministre robot - Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

18 Shtator 2025, 19:01Bota TEMA
Shqipëria me ministre robot - Italia, vendi i parë në BE që


Italia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ka miratuar ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale dhe kufizimin e saj për aksesin e fëmijëve. Gjithashtu, personat që e përdorin inteligjencën artificiale me qëllime dëmtuese, mund të përballen me burg.

Qeveria e djathtë e Giorgia Meloni tha se ligji, i cili përputhet me “Ligjin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale”, është një hap vendimtar për mënyrën se si përdoret inteligjenca artificiale në Itali.

Qëllimi është të promovohet “përdorimi i inteligjencës artificale në mënyrë transparente dhe të sigurt” duke theksuar “risinë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”.

Projekti i ligjit parashikon dënime me burg nga një deri në pesë vjet për shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjeve të krijuara ose manipuluara nga inteligjenca artificiale, nëse ato shkaktojnë dëme.

Do të ketë gjithashtu sanksione më të rrepta për përdorimin e teknologjisë për kryerjen e krimeve, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më strikte për transparencën dhe mbikëqyrjen e njerëzve në sektorë të ndryshëm si: shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe sporti.

Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të pasur akses në inteligjencën artificiale.

Alessio Butti, nënsekretar për Transformimin Digjital, tha se ligji “sjell risinë brenda kufijve të interesit publik, duke drejtuar inteligjencën artificiale drejt rritjes, të drejtave dhe mbrojtjes së plotë të qytetarëve”.

Qeveria ka caktuar Agjencinë për Italinë Digjitale dhe Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike për të zbatuar ligjin, i cili mori miratimin përfundimtar në parlament pas një viti debatesh.

Giorgia Meloni foli për inteligjencën artificiale në mars të vitit të kaluar, kur dhe e konsideroi teknologjinë si “revolucionin më të madh të kohës sonë”, por theksoi se ajo mund të arrijë potencialin e saj të plotë “vetëm nëse zhvillohet brenda një kuadri rregullash etike që përqendrohen te njerëzit, të drejtat dhe nevojat e tyre”.

Ligji autorizon deri në 1 miliard euro nga një fond kapitali shtetëror për të mbështetur kompanitë aktive në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe telekomunikacion, pavarësisht se kritikët argumentojnë se shuma është e vogël krahasuar me investimet që bëhen nga SHBA dhe Kina.

8 Komente

  1. C
    C

    Edi dhe Melocka jane 2 palacot e Evropes, secili ne menyren e vet.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një shqiptar në Itali

      Palaço e pidhit të satëme është Melonka , zagar i fëlliqur , u bë bytha jote , albanese di merda të përgojosh kryeministren e Italisë , e cila është kryeministrja më e rëndësishme e BE-së .

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        Kurse ti C je një idiot me celular në dorë që lexon vetëm titujt. Truri yt i tkurrur shpellar nuk nxe më shumë. Ti rri deri te xhelal mziu, atë komento ti se ka lajme për të.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbytën debilët

          Që je një idiot monstër është e qartë, por të jesh fare pa tru dhe një parazit debil kjo bën muuuuuuuu.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emigranti

          Ne shqiperi ese i eshte ngritur pashait, dhe eshte menyra me e mire per te vjedhur e manipuluar cdo gje. Ju lutem qe e shkaterruat kete vend.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Atij pashai t'ja ruash lart e poshtë ti vemje e shpellar berishist .

            Përgjigjjuni
          2. I
            I juaji Edi Rama

            U pa puna..do jap uedher qe te sajohet nje tjeter Dielle me imazhin e Melonit. Kjo do ta zbule ate po aq sa gjunjezimi im para saj.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokrat

              Keto jane dy gjera te ndryshme. Ligji qe po pergatit Meloni nuk e ndalon perdorimin e Dielles, e cila sigurisht do te perdoret nga profesioniste. Edhe ne Shqiperi duhet te miratohet nje ligji I tille qe sjell kufizime per kategori te caktuara njerezish dhe rubrikash. Revolucionin dixhital dhe AI te shekullit 21 nuk ndalon dot askush. Duhet ta pranojme dhe perdorim vetem per te miren e Shqiperise dhe njerezimit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje