
Nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera
"Njerëzimi sot ka nevojë për më shumë siguri, por edhe shumë më tepër diplomaci. Dhe për këtë arsye më shumë shpresë". Kjo është mantra e re e Kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, flamurmbajtësi tashmë veteran i së majtës globale, i vetmi udhëheqës evropian që i kundërvihet tërbimit të Donald Trump dhe thirrjes së tij për armatim dhe, për herë të parë, flet për "gjenocid në Gaza", duke i kërkuar BE-së të pezullojë marrëveshjen e asociimit me Izraelin. Dje në mbrëmje Madridi thirri të ngarkuarin me punë të ambasadës izraelite që kishte sulmuar Kryeministrin.
Pedro, i cili thirret me nofkën “i mbijetuari” i dhjetëra krizave politike në atdheun e tij, e fundit prej të cilave ishte skandali i madh i korrupsionit që i mori në publik talljen e ish-numrit 3 të PSOE-së, Santos Cerdán, dhe personaliteteve të tjera të shquara socialiste, tani fitoi edhe titullin “Pedro paqësori”, pasi refuzoi të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, siç kërkon Trump, dhe ndaj kërcënimeve të tij - "do ta bëjmë të paguajë dyfish" - dje ai u përgjigj pa ju dridhur qerpiku: "Spanja është një vend sovran".
Një frazë që në gadishullin Iberik e pëlqyen edhe nacionalistët më tradicionalë të krahut të djathtë, trashëgimtarë të frankizmit, të cilëve nuk u pëlqen të shkelen kudo, madje as nga kreu i MAGA-s.
Aq shume ngjiti ky pozicion sa fjalët e udhëheqësit të Partisë Popullore Alberto Núñez Feijóo, rivalit dhe humbësit të përjetshëm, i cili akuzon Sánchezin për një tjetër "farsë" dhe se "në realitet ka miratuar planin e riarmatimit të NATO-s", nuk patën shumë jehonë.
Nëse zemërimi i Trump kërcënon me tarifat e larta, përgjigja erdhi e forte: "gjëra shumë të këqija mund t'i ndodhin asaj ekonomie" - rebeli spanjoll po përfiton nga ombrella evropiane dhe po na kujton se "politika tregtare drejtohet nga Brukseli, në emër të të gjitha shteteve anëtare".
Qasja e BE-së është "nëse sulmojnë njërin prej nesh, ne përgjigjemi së bashku", e ngjashme me klauzolën e sigurisë kolektive në Nenin 5 të NATO-s.
Manjati amerikan mund të synojë produkte specifike të ekonomisë spanjolle, siç bëri me tarifat mbi ullinjtë e zinj gjatë mandatit të tij të parë, por Madridi është shumë më pak i varur nga eksportet në SHBA, sesa Gjermania ose Italia.
Pedro Socialisti, nuk heq dorë nga politikat rritjes së mirëqenies për Spanjën e tij (ku paga minimale është rritur në 1,381 euro në muaj që nga ky vit). Njoftimi për të rritur shpenzimet ushtarake në 2% të PBB-së këtë vit kishte tronditur tashmë koalicionin me të majtën e Sumar dhe mbështetjen e jashtme të nacionalistëve katalanas.
Ndërkaq, 5% rrezikonte të ishte fatale për një qeveri që po ecën në tehun e thikës, me një shumicë shumë të brishtë parlamentare.
Kryeministri kishte dy mundësi: të pranonte diktatin e NATO-s, vetëm për të mos respektuar angazhimin (dhe ai nuk do të kishte qenë i vetmi), duke u përballur kështu me rënien e mundshme të qeverisë së tij ose të sfidonte Trumpin në arenë, "figurën kryesore të botës reaksionare ndërkombëtare", siç shkruan gazeta e krahut të majtë El Diario. Ai vuri bast në kartën e dytë dhe në paqartësi: Do ta nënshkruaj deklaratën e 5%, por "Spanja nuk do të kalojë 2.1%".
Pedro Sanches luajti rolin e sherrxhiut dhe fitoi mbështetjen e progresistëve të Evropës, përfshirë Elly Schlein(kreun e së majtës italiane). i forcuar nga një tjetër fitore në shtëpi - Gjykata Kushtetuese ka miratuar amnistinë për separatistët katalanas - ai e rrit tonin e tij "izquierdista(majtist)" duke denoncuar "gjenocidin në Gaza" në Këshillin Evropian.
Sepse Spanja dëshiron të "vazhdojë të jetë një lojtar kryesor në nivel global. Dhe historia na mëson se luftërat nuk kanë fitues", tha në një Qëndrim publik. Duartrokitje nga e majta. Ndoshta do t'ia dalë mbanë edhe këtë herë.
USA ja fut koken ne moot, po te doje!?
Bravo i vetmi kryeminister qe mendon per popullin kurse tjeret jane nji familje e mafjes ,a nuk e imagjinojne keta te tjeret pse deshiron Trapi 5% per armatim per ti pasuruar armeprodhuesit ne Amerike kjo eshte nji ideollogji Fashiste botes i nevoitet Paqe dhe jo arme .