S’ka debat të dytë Harris-Trump/ Ish presidenti amerikan refuzon kërkesën e kandidates demokrate

22 Shtator 2024, 18:38Bota TEMA

S’ka debat të dytë Harris-Trump/ Ish presidenti amerikan refuzon

Donad Trump, ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për presidencialet e Nëntorit refuzoi të ketë një debat të dytë me rivalen e tij demokrate Kamala Harris duke thënë se tani më është shumë vonë, pasi votimi i parakohshëm ka nisur.

Nga Karolina e Veriut, Trump tha se Harris mund të kishte pranuar debatin në Fox News ndërsa shtoi se rivalja e tij është e frikësuar tashmë pasi po humbet zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

“Problemi me të bërit një debat tjetër është se tani më është shumë vonë. Votimi tashmë ka nisur. Ajo pati mundësinnë në Fox News, ju e dini ata na ftuan, unë prita dhe prita dhe ajo e refuzoi. Tani ajo po kërkon një tjetër debat përpara zgjedhjeve në CNN sepse ajo po e sheh që po humbet shumë keq. Ju e dini është si puna e një luftëtari. Ajo po sheh sondazhet, po sheh se çfarë po ndodh. Edhe njësoj si të jesh të ring dhe të dalësh Knock Out. E para gjë që një luftëtar thotë ohh dua një ndeshje tjetër, dua një ndeshje tjetër. Unë fitova të gjitha primaret dhe mbajeni mend ajo nuk fitoi asgjë. Ajo as nuk u përball me primaret brenda partisë së saj. Dua të jem I drejtë, ju shihni Biden ai mori 14 milionë vota në primare ndërsa ajo asnjë. Do doja një debat tjetër por tani më është shumë vonë. Qytetarët tanë po iu drejtohen kutive të votimit.”, tha Trump.

Refuzimi i Donald Trump për të marrë pjesë në një tjetër debat të organizuar nga CNN në 23 tetor erdhi pasi përgjatë të shtunës ekipi i fushatës së Kamala Harris deklaroi se kandidatja demokrate kishte pranuar ftesën e televizionit amerikan për një tjetër përballje me Trump.

Harris dhe Trump debatuan për herë të parë me njëri-tjetrin më 10 shtator, në një garë që sondazhet treguan se u fitua nga kandidatja demokrate.

6 Komente

  1. N
    Nardi

    Trumpi muk e refuzoi por thjeshte kerkon te behet atje ku u vendos qe ne fillim.CNN,ABC dhe FOX.Palaçot e majte duan te bejne dy debate ne CNN qe te ndihmojne torollaken Kamala qe vetem tre fjali thote ka kater vjet.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Kurvat fashiste Putiniane mashtrojne per gjithcka. Trump dhe Biden rane dakord vetem per dy debate nje ne Qershor tek CNN dhe nje ne shtator tek ABC. Nuk ka pasur asnje akord per debat tek kanali i propagandes fashiste Fox News. Por pedofili Trump dhjet gjak nga frika e Harris dhe mashtron idiotet qe votojne per te. https://apnews.com/article/2024-election-presidential-debates-biden-trump-6b1d1dbb2ed61c7637041b23662d7da8

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Torollake stertorollake do tja futi Trumpit ajo mbaje mend …po dhien gjak nga frika se do telendiset Trumpi …se eshte tjeter gje te humbesh nga Bideni dhe komplet tjeter gje te humbasesh nga Kamala ….keshtu qe Trumpit i kane filluar ethet e ftohta ….dhe mbae mend , do humbasi nga Haris …ketu do jemi .. Qe te jemi shume te sakt , Trumpi ka ne duar dosjen e ekonomise , atje nuk ja ha qeni shkopin, po me sa duket kjo nuk mjafton qe amrikanet ti japin OK dhe ti hapin rrugen per ne Shtepine e Bardhe …mbase jam gabim dhe 5 Nentori do ta tregoj vec te gjitha sontazhet flasin kundra Trumpit ..nejse

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jorgo

        Tani o Nardo palla ky qe flet nuk eshte Donny vete apo i kane bere ndonje hologram "palacot e majte'? te marte m..ti shalet se koken ta paska mbushur plot...

        Përgjigjjuni
        1. ,
          ,,

          Jorgo ik e laj pjatat

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            disa gjëra njerzit nuk i kuptojnë!trapi nuk ka frikë nga askush!ai i dha veshin plumbit dhe jo më te ketë frikë nga një kamala!!ai e bën për të mos bërë telef kamalën!!ai e bën se është zëmërgjërë si me stormi daniels dhe me bythët e vajzës së tij!!ai është nga ata bua që i jep përparësi grave,dhe jo e kundërta!ai i jep 30% përparsi kamalës për ta tejkaluar me 120% në zgjedhjet e nëntorit!!po qe se ai fiton më pak se 120% atëherë duhen marrë armët për të mbrojtur demokracinë e donit!sepse ajo amerikane ka marrë fund!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje