
Në sulm apo mbrojtje, misionet e tyre mbeten aq shumë sekrete saqë duken si misterioze. Sulmet e forcave speciale ukrainase, që po kryhen gjithnjë e më në thellësi të territorit rus, së fudmi, deri 200 kilometra afër Moskës, janë një nga kapitujt më të diskutuar të konfliktit aktual.
Duke u nisur që nga shkalla hierarkike: A i jep urdhrat për sulme të tilla presidenca e Zelensky, apo në Kiev ndodhen qendra komandimi autonome? Sepse nuk ka asnjë dyshim se këto operacione kanë një peshë politike të madhe, dhe synojnë të godasin zemrën e pushtetit të Vladimir Putin.
Dhe duke krijuar në të njëjtën kohë edhe disa fërkime me Shtëpinë e Bardhë. Para së gjithash, duhet theksuar se suksesi më i madh i komandove ukrainase daton që në orët e para të pushtimit rus: kryeqyteti ishte i pambrojtur përballë kolonave të tankeve ruse, dhe ishin këta njerëz që nxituan t’i bllokojnë.
Ishin sërish këto komando që dërrmuan trupat ruse në aeroportin e Hostomel; që përmbytën fushat; që organizuan pritat e suksesshme në rrugët e Bucha-s dhe Irpinit. Dhe ishin ata që e ngadalësuan marshimin triumfal të ushtrisë së Moskës duke lejuar mobilizimin e ushtrisë ukrainase.
Në videot e atyre orëve dramatike vihej re prania e instruktorëve britanikë, të cilët i kanë trajnuar repartet e sulmeve që nga viti 2014. Pas humbjeve fillestare në Donbass, gjeneralët në Kiev vendosën që të përqendrohen më shumë tek cilësia e trupave.
Ata krijuan 2 regjimente të forcave speciale dhe një seri njësish edhe më të përzgjedhura. Dy prej tyre besohet se kryejnë operacionet top-sekret: njësia e 10-të e Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës dhe Ekipi Alfa që varet nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme.
Organizatori i tyre është Kyrylo Budanov, gjenerali 36-vjeçar të cilin spiunët rusë tentuan ta vrisnin në vitin 2019. Hedhja në kundërsulm ishte diçka sa e guximshme aq edhe e përsosur. Kur Kievi ishte ende nën rrethim, 2 helikopterë fluturuan përtej kufirit. Ata arritën në qytetin rus Belgorodit, shkatërruan një depozitë me benzinë dhe u larguan me shpejtësi.
Aksioni i dytë, ishte më i bujshëm por dhe më enigmatik: vrasja në gusht e vajzës së Aleksandër Dugin, ideologut të imperializmit modern rus. Autorët kanë treguar se mund të veprojnë të pa shqetësuar në periferi të Moskës. Ata i mashtruan të gjitha rrjetet e Kremlinit dhe vepruan pa dijeninë e Shtëpisë së Bardhë.
Aftësia e infiltrimit dhe e planifikimit u përsërit me kamionin-bombë që shpërtheu në urën e Krimesë në ditën e lindjes së Putinit. Spiunët ukrainas kanë gjithashtu në dispozicion të tyre inxhinierë që krijojnë armë me porosi për sulmet e tyre, pak a shumë si Mister Q i James Bond.
Ata kanë konceptuar dhe ndërtuar dronët ujorë të përdorur për të sulmuar portin e Sevastopolit dhe për të shkuar më në lindje të Krimesë, deri në cisternat e naftës në Novorossiysk. Të njëjtën teknikë duket se kanë arritur të përdorin për të ridizenjuar dronin sovjetik Tu-141 Strizh: një mrekulli e viteve 1970, shumë i shpejtë dhe që mund të përshkojë një distancë prej mbi 1000 km.
Ata e modifikuan duke futur në të një ngarkesë shpërthyese, një sistem udhëzues GPS dhe një bllokues të sofistikuar të radarëve. Mbrëmjen e së dielës këto armë goditën bazat më të rëndësishme ruse, ato të bombarduesve bërthamorë që përdoren edhe për të sulmuar qytetet ukrainase.
Në bazën Engels buzë lumit Vollga, u shkatërruan plotësisht 2 avionë Tu-95 me 4 motorë. Një cisternë u shkatërrua në Dyagilevo. Shpërthimi shkatërroi një avion Tu-22 Backfire, bashkë me raketat tashmë të ngarkuara nën krahë për të sulmuar Kievin.
Në këtë rast, sipas “New York Times”, operacioni u ndihmua nga komandot në terren që dhanë koordinatat e sakta. Mendjet shumë të rafinuara që i drejtojnë operacionet, kanë zgjedhur objektiva ushtarake me një vlerë simbolike të lartë. Dhe ata ia dolën të zbehin efektin propagandistik të vizitës së Putinit në urën e Krimesë, që synoi të tregonte shpejtësinë e riparimeve pas sulmit të tetorit.
A ishin paralajmëruar ata për lëvizjet e Carit? Sesa informacion i dërgon NATO shërbimeve sekrete në Kiev kjo nuk është e qartë. Uashingtoni ka deklaruar gjithmonë në publik se bashkëpunimi është i kufizuar në dhënien e informacioneve të dobishme për mbrojtjen. Megjithatë, agjentët 007 të Londrës duken shumë më të lidhur me kolegët e tyre ukrainas. Nuk është rastësi që 2 muaj më parë, avionët luftarakë rusë lëshuan një raketë në një aeroplan spiun britanik mbi Detin e Zi. Ishte një e shtënë paralajmëruese, që rrezikoi të shkaktonte një përshkallëzim të situatës.
Kjo është edhe frika kryesore e Shtëpisë së Bardhë: sulmet e ukrainasve në territorin rus po nxisin akuzat e “skifterëve” në Kremlin, dhe mund ta shtyjnë Putinin të ndërmarrë veprime edhe më brutale. Është hija i Apokalipsit bërthamor, i përmendur shpesh nga Joe Biden. Admirali James Stavridis, ish-komandat i forcave të NATO-s, foli së fundi për një “pikë kthese të rrezikshme”.
Ndërkohë në rrjetet sociale të ekstremistëve rusë ka qarkulluar një mesazh i qartë: “Sulmi mbi bazat e bombarduesve tanë bërthamorë, e justifikon përdorimin e bombave atomike”. Masat paraprake të SHBA-së synonin modifikimin e sistemeve Himars të dhuruara Kievit, për të parandaluar përdorimin e raketave me rreze të gjatë. Ukrainasit e anashkaluan këtë kufizim duke prodhuar armën e tyre. Dhe pardje në orët e para të mëngjesit ata sulmuan dy herë të tjera në territorin rus.
“Nga këndvështrimi i tyre, kanë shumë pak për të humbur. Rusia është tashmë në luftë të plotë dhe Kremlini nuk ka karta të tjera për të luajtur, përveç armëve bërthamore”- tha Stavridis. Por si do të reagojë Putin nëse sulmet e befta të ukrainasve e shkatërrojnë besueshmërinë e tij si një udhëheqës i fortë?
Gazeta tema brenda 3 ditesh ka leviz tre here cmimi naftës..ore tlutem kush e menaxhon ate bord se eshte skandal..mbajeni fort thelbin qe opozite ska,a ndaj dhe une,por ju lutem ngrini sadopak zerin per kete padrejtësi jo profesionistësh..se ne fund eshte vendi jone,patjeter qe vjedhin,patjeter qe abuzojne,neglizhojnë por jo ne kete menyre fare profesionale..????
Në vitet e luftës së dytë botërore, në Ukrainë pati bashkëpunëtorë të nazistëve. Por në histori ka hyrë kontributi i pashembullt e vetmohues i ukrainasve me luftën e tyre partizane në prapavija e frontit. Ata i shkaktuan dëme të jashtëzakonshme pushtuesit. Të njëjtën art luftarak po përdorin edhe sot. Kështu, këto trupa me një komandë strategjike dhe me komanda taktike kudo në territorin e pushtuar, do të shkaktojnë dëme jo vetëm në moralin e forcave njerëzore, por edhe dëmtime të paparashikuara në teknikë luftarake dhe pengesa në terren. Kjo luftë është e paracaktuar të përfundojë me humbje nga pushtuesi, kushdo qoftë.
Në vitet e luftës së dytë botërore, në Ukrainë pati bashkëpunëtorë të nazistëve. Por në histori ka hyrë kontributi i pashembullt e vetmohues i ukrainasve me luftën e tyre partizane në prapavija e frontit. Ata i shkaktuan dëme të jashtëzakonshme pushtuesit. Të njëjtën art luftarak po përdorin edhe sot. Kështu, këto trupa me një komandë strategjike dhe me komanda taktike kudo në territorin e pushtuar, do të shkaktojnë dëme jo vetëm në moralin e forcave njerëzore, por edhe dëmtime të paparashikuara në teknikë luftarake dhe pengesa në terren. Kjo luftë është e paracaktuar të përfundojë me humbje nga pushtuesi, kushdo qoftë.
Në vitet e luftës së dytë botërore, në Ukrainë pati bashkëpunëtorë të nazistëve. Por në histori ka hyrë kontributi i pashembullt e vetmohues i ukrainasve me luftën e tyre partizane në prapavija e frontit. Ata i shkaktuan dëme të jashtëzakonshme pushtuesit. Të njëjtën art luftarak po përdorin edhe sot. Kështu, këto trupa me një komandë strategjike dhe me komanda taktike kudo në territorin e pushtuar, do të shkaktojnë dëme jo vetëm në moralin e forcave njerëzore, por edhe dëmtime të paparashikuara në teknikë luftarake dhe pengesa në terren. Kjo luftë është e paracaktuar të përfundojë me humbje nga pushtuesi, kushdo qoftë.
Me kete lloj lufte ukraina sfiton kurr Vetem lufta frontale te jep rezultat po me lufte guerrile ukraines i duhet 100 te fitoj
E ke shume gabim. Shteti qe kerkon te mbrohet, lufta guerrile eshte shume efikase, te shkaterron moralin, ndjell panik, nuk e di nga e pret vdekjen. Nje nga aresyet qe pushtuesit e humbasin luften mbas disa viteve, eshte pikerisht lufta guerrile.
Ashtu esht o prroi si thua ti qe populli po lufton me trimeri Por ukraina eshte shtet fushur dhe atje ku po behet lufta pjesa derrmuese e popullit jane ruse dha ajo perqindje e vogel qe ishte anti ruse kan ik Keshtu qe nuk kan baz ku te strehohen Keshtu un i permbahem asaj qe thash vetem lufta frontale jep fitoren
o Sokaka shko lexo ndonje liber apo shif ndonje dokumentar per Ukrainasit gjate luftes se dyte boterore. Ata jo vetem qe i priten me lule si clirimtare nga Stalini nazistet porluftuan jrah tyre kundra ruseve e polakeve me ne krye Stepan Bandera. Stepan Andriyovych Bandera was a Ukrainian far-right leader of the radical, terrorist wing of the Organization of Ukrainian Nationalists named OUN-B.
Ajahahaaha Skuadra e perbere nga shkurte pal vata dhe met hasa
Po trimeri e madhe te vrasesh nje vajze 20 vjecare .Jane terorista po .Lexoni Tuckler Carlson te Fox News qe tregon se cfare mostre eshte Zelensky.Sa per fitore ukraine ka humbur me shume se 100.000 ushtare te vrare deri tani .Por Zelenskit nuk e plas per ata qe vdesin neper fusha.
Kta jane ca bythqira me ne krye zelensk perderasrin kukull e soros bythqirit
Sa kelysha te Rusise e Putinit paska nder shqipot.