Sytë e botës nga Ngushtica e Hormuzit, OKB krijon grup pune për të adresuar krizën

27 Mars 2026, 21:00Bota TEMA
Sytë e botës nga Ngushtica e Hormuzit, OKB krijon grup pune për

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Stephane Dujarric, ka dhënë një përditësim mbi përpjekjet e Organizatës për të adresuar ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se situata mund të ndikojë në nevojat humanitare dhe prodhimin bujqësor në muajt e ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur një grup pune për të lehtësuar tregtinë e plehrave dhe lëvizjen e lëndëve të para, ndër të tjera. Sipas Dujarric, synimet e OKB-së nuk përfshijnë lëvizjen e naftës bruto, duke u fokusuar kryesisht në nevojat humanitare dhe ushqimore.

Dujarric theksoi se OKB-ja ka përvojë të gjerë në zhvillimin e mekanizmave të tillë në zonat e konfliktit, duke përmendur raste si Ukraina dhe Nisma e Drithërave të Detit të Zi, por shtoi se ende nuk është e qartë se si do të zhvillohet situata në Ngushticë.

Guterres ka zhvilluar konsultime intensive gjatë dy ditëve të fundit me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrat e jashtëm të Iranit, Egjiptit dhe Pakistanit, si dhe ambasadorët e SHBA dhe Bahreini në OKB, për të gjetur mënyra për të mbrojtur tregtinë dhe stabilitetin në rajon.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe strategjike për tregtinë globale, dhe ndërprerjet e fundit kanë ngritur shqetësime për efekte të mundshme në furnizimin me ushqime dhe lëndë të para në nivel global.

4 Komente

  1. L
    Lëmsh puna dhe dalje e vështir nga labyrinth

    Kina, Rusia, Franca, Anglia dhe SHBA kundërshtojn njëra tjetrën në këtë konflikt me strategjit e tyre ushtarake dhe ekonomike. Irani nuk mund të bëj asnjë veprim pa urrdhër të Kinës dhe Rusis.E njëjta gjë vihet re dhe në konfliktin e Ukrainës, ku Gjermania vendos ç'duhet goditur në Rusi.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      OKB ja eshte nji organizate e dobet se po te kishte fuqin nuk dota lejonte Izraelin te fillonte luften ne Iran dhe ne Gaza dhe ne bregun perendimor ose ne Syri ,kritikuan me fjale boshe ,Irani nuk eshte fajtor per kete lufte por Izraeli dhe Amerikanet dy fashistet se bashku .

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Gripe Pune ha ha ha Bota eshte ne zjar keta ngrene gripe pune Burokrate qe paguhen nga taksapaguesit per te here grupe pune qe perfundojne ne fjale fjale fjale pa fund Fabrike fjalesh

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Organizate parazitare, ose Organizata e Karave Boterore (OKB)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje