Takim historik mes zyrtarëve të Izraelit dhe Sirisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së

5 Janar 2026, 08:30Bota TEMA
Takim historik mes zyrtarëve të Izraelit dhe Sirisë, me

Zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Siria pritet të takohen ditën e hënë dhe të martën, pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara.

Takimin e organizoi Tom Barak, i cili do të marrë pjesë personalisht për të garantuar që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe për të hedhur hapat e parë drejt një mundësie normalizimi të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Delegacioni izraelit përbëhet nga ambasadori në SHBA, Yechiel Leiter, këshilltari ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu, drejtori i emëruar i Mossad, Roman Gofman, si dhe një zyrtar i lartë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, raporton Jerusalem Post.

Nga ana siriane, do të marrë pjesë ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Asaad al Shaibani.

Sipas burimeve, Tom Barak ka pasur bashkëpunime të gjata me kryeministrin Netanyahu gjatë dhjetorit, me qëllim gjetjen e një formule për normalizimin e situatës në rajon dhe për operacionet e Izraelit brenda territorit sirian.

1 Komente

  1. F
    Free Middle East from Arab colonizers

    Siria eshte nje shtet artificial! Ajo zone banohet nga popuj me etni te ndryshme dhe fe te ndryshme. Nese do ekzistoje ne vazhdim nje shtet me emrin Siri, e vetmja mundesi eshte qe ai te jete nje shtet federal, ku secili komunitet te kete autonomine e tij. Pra kurdet, druzet, kristianet, alavitet, assirianet dhe arabet te jene komunitete autonome territorialisht dhe administrativisht, secili te administroje punet e veta. Kjo eshte e vetmja menyre qe Siria te vazhdoje te jete shtet. Nese islamistet arabe do perpiqen te vene nen sundim komunitetet e tjera, ai shtet do shperbehet perfundimisht. Psh Alauitet kane patur shtetin e tyre autonom ne vitet 1920-1936, kur Mandati Francez i Sirise kishte formen ne nje Federate. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libanin dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase, qe eshte nje dialekt i ngjashem me hebraishten dhe aramaishten. Keshtu edhe Druzet (qe vetem ne Siri jane rreth 7-800 mije) dhe banojne ne Golan dhe Sweida (Sirine Jugore) ose do kene autonomine e tyre, ose do kerkojne bashkimin me Izraelin. Lidhjet e druzeve me hebrenjte jane shume te lashta. Druzet jane nje popullsi qe flet arabisht, por e shkeputur nga Islami, me nje fe te veten te vecante dhe me lidhje te shumta me hebrenjte. Ata kane mbeshtetjen edhe te komunitetit druz ne Izrael (rreth 150 mije) dhe jane nen mbrojtjen e Izraelit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje