Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan privatisht përpara funeralit të Papa Françeskut dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë.
Kjo është hera e parë që ata takohen që nga ai takim i stuhishëm në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha falënderime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trump tha se Rusia dhe Ukraina ishin "shumë afër një marrëveshjeje", pas bisedimeve midis të dërguarit të tij Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë të premten.
Po pa tjeter qe do te jete produktiv sepse ka pasur takim me zeusin dhe te gjitha e zeusit do te plotesohen nqs se nuk don qe te biesh viktime e zemerimit te zeusit. Edhe pak dite ngelen qe te shpallet paqja dhe kjo fale kollosit te historise se njerezimit, fale birit te perendise. Me mijera jete u shpetuan fale ndjenjes pacifiste te Trumpit, krahasojeni me ate senilin e meparshem miliarda dergoi per tu vrare bije nenash ne lulen e rinise. Mirenjohjen me te madhe Donald per ate qe arrite