Të gjithë drejt Shën Pjetrit, shqiptarët në rresht të parë për varrimin e Papa Françeskut

26 Prill 2025, 09:00Bota TEMA
Të gjithë drejt Shën Pjetrit, shqiptarët në rresht

Në sheshin monumental të “Shën Pjetrit” në Vatikan, mijëra besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe shqiptarë të shumtë, kanë nisur të mblidhen që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut.

Shumë njerëz vrapuan për të mbërritur në rreshtat e parë dhe në vendet, të cilat janë të kufizuara në numër, për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Një grup të rinjsh salezianë thonë se janë në shesh “që nga mesnata”. Kurse, një burrë i veshur me rroba tradicionale shqiptare valëvit flamurin e kombit të tij, shkruan ANSA.

“Kam qenë në radhë që nga ora 19:00 dje”, thotë ai. Me të është Don Antonio, koordinator kombëtar i kujdesit baritor të katolikëve shqiptarë në Itali dhe një tjetër bashkatdhetar.

“Faleminderit At i Shenjtë për shenjtërimin e Nënë Terezës, vizitën tuaj në vendin tonë, lumturimin e dëshmorëve tanë”, shkruhet në tabelën që ata mbajnë në turmë.

Disa, megjithatë, veshin uniformën e vëllazërisë së tyre, si Lorenci dhe Luca, të cilët udhëtuan me makinë 16 orë nga Gjermania për të arritur në Romë dhe për të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, transmeton KosovaPress.

Liturgjia e varrimit: Një homazh i përjetshëm për Papa Françeskun

Mesha e varrimit fillon sot në orën 10:00, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit dhe do të kryesohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekani i Kolegjit të Kardinalëve. Liturgjia do të përfshijë: 

Lexime dhe lutje në gjuhë të ndryshme

Këngë në latinisht

Litaninë e shenjtorëve si lutje për shpirtin e Papa Françeskut


Ritualin solemn të spërkatjes me ujë të shenjtë

Ceremonia përfundon me antifonin tradicional:

“Engjëjt t’ju shoqërojnë në Parajsë...”

1 Komente

  1. Z
    Z

    NE KATEDRALEN E SHEN PETROS ,,,CDUAN SUNITET SHQIPTAR NE RRESHTIN E PAR ,,,RRINI NGA FUNDI ,SE SJENI AS KATOLIK ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje