Tarifat e Trump, mbi 50 shtete kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për negociata

6 Prill 2025, 16:45Bota TEMA
Tarifat e Trump, mbi 50 shtete kanë kontaktuar Shtëpinë e

Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA-së, Kevin Hasset tha se më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për fillimin e negociatave tregtare.

Hassett mohoi gjithashtu se tarifat e Presidentit Trump janë një mënyrë indirekte për të bërë presion ndaj Rezervës Federale të SHBA për të ulur normat e interesit.

Në një intervistë për NBC News, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent minimizoi alarmin për rënien e çmimeve të aksioneve në bursa që nga njoftimi i Trump për vendosjen e tarifave, duke theksuar se “nuk ka asnjë arsye” për të shkaktuar kushte recesioni ekonomik nga vendosja e tarifave.

“Mbrëmë mora një raport nga zyra e përfaqësuesit të tregtisë së SHBA, USTR se më shumë se 50 vende kanë kontaktuar presidentin për të filluar negociata. Por ata po e bëjnë këtë sepse e kuptojnë që bartin shumë tarifa.

Nuk mendoj se do të shihni një efekt të madh te konsumatori në SHBA, sepse mendoj se arsyeja pse ne kemi një deficit tregtar të vazhdueshëm dhe afatgjatë është se këta njerëz kanë ofertë shumë joelastike”, tha Hasset. 

2 Komente

  1. R
    Redaktori.

    Genjejne se nuk ka 50 shtete qe kane kerkuar te negociojne tarifat me Trump ( deri tani ka vetm 6 shtete) . Por ky lajm eshte me shume si nje direktive qe ky personazhi i artikullit ju jep shteteve te cilat kane tarifa te larta te vijne dhe te negociojne ato me Trumpin. Pra pazar koke me koke dhe rast per rast. Tani do kercasin miliardat per trumpin ne menyre qe te pranoje te rishikoje tarifat. Korrupsion i paster. Bote e ndyre.

    Përgjigjjuni
    1. J
      JD

      Nje zero i ka shtuar Trapi. 50 shtete my ass. Keshtu i genjen delet dishwashera ky.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje