Të fshehura në garderobë dhe makinë, shqiptari në Itali kapet me 183 gramë kokainë e mbi 3 mijë euro cash

23 Shtator 2024, 14:14Bota TEMA
Të fshehura në garderobë dhe makinë, shqiptari në Itali

Dozat e kokainës dhe paratë cash, si në makinë ashtu edhe në shtëpi, kanë vënë në pranga një shpërndarës droge në Milano të Italisë.


Pasditen e së shtunës (21 Shtator), në Garbagnate Milanese, karabinierët e stacionit lokal njoftuan se arrestuan në flagrancë një 36-vjeçar shqiptar, për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

36-vjeçarit i cili u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit personal dhe automjetit, iu gjetën 5 mbështjellës me 73 gramë kokainë të ndarë në doza dhe shuma prej 1140 euro.

Kurse nga verifikimet në banesë, karabinierët gjetën 110 gramë të tjera kokainë, brenda në gardërobë, të ndara në dy mbështjellës, dy peshore precize, materiale të ndryshme paketimi dhe 2170 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

36-vjeçari, emri i të cilit nuk u publikua, është shoqëruar në dhomat e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në pritje të gjykimit direkt në Gjykatën e Milanos.

Ka dyshime se i riu i përket një rrjeti të organizuar narkotrafiku, teksa sasia e kapur cilësohet e konsiderueshme për një shpërndarës.

1 Komente

  1. P
    PRIVATE SESSION

    Të gjithë në BE konsumojn lëndë narkotike (ndoshta ka patur pak si shumë) por 3000 euro është rroga e një muaji pune. Karabinieria Italiane mendon se Shqiptarët janë ata të eksodit 1990, dhe jemi lypsa rrugësh, ku kjo i ka shtyer ata në mendimin e tyre të gabuar se në Sërbi të investojn në industri prodhimi makinash dhe në Shqipëri ta mbushi me mut zezaku (3000 veta ç'do ditë për 10 vite non stop). Qeveri fashistash që therrën 3 fëmijë dhe sollën mogherinin rektore që të mbulonin kakën me shurë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje