
Dy persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në Baltimore të SHBA, duke përfshirë dhe tre persona të cilët janë në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve lokale, të dy viktimat ishin të rritur ndëkohë që njëra ishte një grua.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në bllokun 800 të Gretan Avenue ku qindra njerëz u mblodhën për një festë të quajtur “Dita e Brooklyn”.
Një zyrtar në Departamentin e Policisë së Baltimore, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë një konference për shtyp në vendngjarje. Policia tha se është ende në kërkim të autorit.
Sipas medieve vendase, 10 persona u dërguan në spitale nga Policia e Baltimores dhe 19 të tjerë u dërguan në spitale. Disa persona u dërguan në Spitalin e Portit.
Lini një Përgjigje