Izraeli po zhvillon konsultime të brendshme mbi mundësinë e pranimit të forcave turke në misionin ndërkombëtar që pritet të dislokohet në Rripin e Gazës, si pjesë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas Autoritetit Izraelit të Transmetimeve, burime zyrtare bëjnë të ditur se Tel Avivi mund të detyrohet të rishikojë qëndrimin e tij refuzues ndaj Ankarasë, për shkak të hezitimit të shumë shteteve për të dërguar trupa në këtë mision ndërkombëtar.
Burimet theksojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të përballet me një sfidë të ndjeshme politike gjatë takimit të tij të ardhshëm me presidentin amerikan Donald Trump, ku çështja e pranisë së forcave turke në Gaza do të jetë një nga temat kryesore.
Megjithëse për Netanyahun pjesëmarrja e Turqisë konsiderohet një “vijë e kuqe”, presioni diplomatik dhe mungesa e opsioneve alternative po e bëjnë këtë pozicion gjithnjë e më të vështirë për t’u mbajtur.
Në ditët e fundit, media turke kanë raportuar se Trump mund të ushtrojë presion të drejtpërdrejtë mbi Netanyahun për të lejuar përfshirjen e Ankarasë në forcën ndërkombëtare, një zhvillim që rrezikon të thellojë tensionet politike mes Izraelit dhe Turqisë.
Sipas burimeve izraelite, vendimi përfundimtar do t’i takojë Izraelit, i cili ende po peshon nëse do ta ruajë veton ndaj Turqisë apo do të pranojë një kompromis të vështirë në emër të stabilitetit dhe zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit.
Nji Truk Amerikano Izraelit ,sot si paqesore neser ne lufte simbas planit Izraelit per Gazen dhe per Syrine ,ne Gaza eshte plani i Kushnerit qe te ndertohen Hotele nga disa Hebrenje te pasur kurse popullin dota largojne ne Sinajin e Egjiptit ,mbasandej e ka radhen Syria dhe keshtu Turqia terhiqet ne lufte me Izraelin dhe me Kurdet.
Jo vetem arabet kolonialiste dhe pushtues duhet te terhiqen nga gjithe vendet qe kane kolonizuar ne Lindjen e Mesme, por edhe Truqia si vend pushtues kolonialist qe eshte, duhet te terhiqet nga Azia e Vogel dhe te shkoje ne kufijte midis Mongolise dhe Kines, andej prej nga kane ardhur. Krijimi i Republikes se pavarur te Thrakes do te forcoje identitetin shqiptar ne Mesdhe, ku do te rilindin thrakasit e lashte, pasardhes te vetem te te cileve jane shqiptaret e sotem. Republika e Thrakes, me kryeqytet Kostandinopojen dhe ku perfshihen edhe Bursa, Izmiri, Ksanthi, Komotini do kete nje popullsi rreth 25 milione banore, ku me shume se 15-17 milione jane me origjine shqiptare!
Filloi dhe Meroja te mos i publikoje komentet kundra Izraelit ? Po i lezetoset leku i cifuteve Meros.
Pse ti jevgjit je kunder Izraelit!?