Një anije cisternë është goditur nga një predhë e paidentifikuar pranë brigjeve të Omanit, në zonën e Ngushticës së Hormuzit, sipas njoftimit të Organizatës së Sigurisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).
Sipas UKMTO-së, predha goditi anën e majtë të anijes (port side), duke shkaktuar një zjarr në bord, ndërsa cisterna po lundronte në drejtim të jugut.
Autoritetet detare bëjnë të ditur se nuk ka pasur të lënduar mes anëtarëve të ekuipazhit dhe as ndotje mjedisore si pasojë e incidentit.
Ngjarja ndodhi rreth 8 milje detare (14 kilometra) në lindje të Limës, në Sulltanatin e Omanit, një zonë me rëndësi strategjike pranë Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë botërore të naftës.
Deri më tani nuk dihet origjina e predhës dhe as përgjegjësit për sulmin, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Lini një Përgjigje