Terr në Ukrainë e Moldavi, 70 raketa ruse rrafshojnë impiantet elektrike

23 Nëntor 2022, 22:00Bota TEMA

Terr në Ukrainë e Moldavi, 70 raketa ruse rrafshojnë impiantet

Zona të tëra të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmeve të radhës të Rusisë, që ka qëlluar 70 raketa.

Nga informacionet e fundit rezulton se tre stacione elektrike janë shkëputur nga rrjeti kombëtar i vendit.

Konkretisht, pa energji kanë mbetur qytetet e Lvivit, Odesës, Kievit dhe Leopolit, në perëndim të Ukrainës.

Ndërkohë, “blackout-i” masiv është shtrirë edhe në Moldavinë fqinje prej disa ditësh, kur Moska intensifikoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

1 Komente

  1. z
    zhvejku

    S'ka gje, per tu ngrohur i dergon dru pilo lala nga lushnja.

    Lini një Përgjigje