Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se e shpëtoi ai Ajatollahun e tyre.
“Nëse Presidenti i SHBA-së është i sinqertë në lidhje me dëshirën për një marrëveshje bërthamore me Iranin, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe të parespektueshëm ndaj Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe të ndalojë së lënduari miliona ndjekës të tij të përzemërt", tha ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi në një postim në X të shtunën.
Postimi gjithashtu dukej se i referohej një komenti nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që e quajti Trumpin "babai" që ndërhyri në një përleshje mes fëmijëve.
“Regjimi izraelit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vraponte te “Babi” për të shmangur rrëzimin nga raketat tona”, shkroi ministri i Jashtëm iranian.
Mesazhi i zotit Trump të cilit ministri i jashtëm iranian i referohet, ishtë një muzikë për shpirtra dhe zëmra njerëzore, të edukuar me dritën e shpresës dhe dashurisë, i cili, mjerisht nuk ka pikën e ndikimit tek banda që ka kapur për gryken dhe i merr frymën atij populli me histori të lavdishme. Në Iran ka 45 vjet që sundojnë barbar, të pashpirt, të cilët, për të përligjur përjetësisht sundimin mbi popullin iranian, kanë shpikur si qëllim shfarosjen e popullit hebre dhe shtetit të tyre modern të ngritur me aq mund e sakrifica. Ju vërtetë keni kryer një gjest fisnik, kalorsiak, i nderuar President, duke i shpëtuar jetën, por për këtë që ke bërë përgatitu për një urreje edhe më të madhe nga ai popull. Kjo për arsyen se deri tani jeni përballur me urrejtjen e idhtarve të Khameneit, pas kësaj mbi ju do të bjerë edhe mallkimi i atyre që nuk i shpëtove nga kthetrat gjakatare të sundimtarit të urryer. Më vjen keq, zoti President, por e gjej me vënd të vë në dukje, se në lidhje me qëndrimin që keni mbajtur, do t'ju mjaftonte të kujtonit se çfarë e gjeti atë djalë të gjorë, që Don Kishoti e shpëtoj nga kthetrat dhe druri që po i jepte i zoti, në romanin e tij famëmadh. Don Kishoti e shpëtoj djalin për një moment, por kur u largua, qarjet dhe ulërimat e atij fatkeqi nga druri i mëpasëm që e gjeti nga i zoti, u ndjen në të tërë Mançën dhe krahinat përreth. Mjerisht, kjo ka për t'a gjetur edhe popullin iranian pas largimit të Izraelit dhe tuajit, zoti President, kur lartë në mes një punë të cilës duhet t'i shihnit rezultatin që populli priste.
Hiqju tonit, kqyre muzikën!