Tragjedi në Spanjë, mbytet anija me emigrantë

28 Shtator 2024, 19:14Bota TEMA
Tragjedi në Spanjë, mbytet anija me emigrantë

Një tjetër tragjedi me emigrantët që synojnë të udhëtojnë drejt Evropës është regjistruar, këtë herë pranë ishujve Kanarie, në Spanjë.

Sipas raportimeve paraprake, deri në këto momente, raportohet për të paktën 9 viktima, teksa nuk dihet fati i 48 personave të tjerë që ndodheshin në bordin e anijes së mbytur.

Autoritetet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ndër ngjarjet më të rënda me emigrantët në 30 vitet e fundit, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në det.

Organizatat joqeveritare në ndihmë të emigrantëve tregojnë se pas dëshmive të marra nga të mbijetuarit, në momentin e përmbysjes së varkës ndodheshin 84 emigrantë nga Mali, Mauritania dhe Senegali, teksa vetëm 27 prej tyre janë shpëtuar.

Ndërkohë, tre varka të tjera, me 208 emigrantë, mbërritën në Ishujt Kanarie gjatë natës.

Ishujt Kanarie, me një popullsi prej rreth 2.2 milion banorësh, vazhdojnë të jenë një pikë e rëndësishme për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, por tragjedi si kjo tregon rreziqet e mëdha që ata përballen gjatë kësaj rruge.

1 Komente

  1. z
    zhaku i pamposhtur

    Boll per zotin..e si 'mbyten' keto anijet keshtu ne brigjet e Spanjes Frances Anglise Greqise apo Italise..keta emigrante fatkeqe 'mbyten' nga rojet bregdetare te ketyre shteteve..njerezit jane bere si te hopnotizuar dhe besojne lajmet e tv apo mediat por realiteti eshte krejt ndryshe..ata vriten apo ekzekutohen ne gjakftohtesi te plote..mjere popujt per qeverrite qe kane..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje