Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet luftë në Ukrainë, Rusia ia ka dalë të menaxhojë në aspektin ekonomik sforcimin e madh që krijon një situatë e tillë emergjente. Sipas tij, Kremlini ka arritur të mbajë një buxhet të balancuar, ndonëse aktualisht “ekonomia ka dhënë shenja mbinxehjeje”.
Për vitin 2025, Rusia parashikon shpenzime ushtarake në totalin e 15.5 trilionë rublave, një rritje me 3.45 krahasuar me vitin 2024 që përfaqëson 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në draftin e prezantuar në prill të vitit 2024, ministria e Financave parashikon një rritje ekonomike 2.4% për vitin që lamë pas, e cila arrit në 4.1%, 2.3% për vitin 2025 dhe 2026 dhe 2.4% për vitin 2027. Një stabilitet i dukshëm. Sa i takon inflacionit, buxheti i ri, megjithë rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe buxhetimin e efekteve anësore të luftës siç janë politika të caktuara sociale, ai mendohet të zbresë nga 5.1% në dhjetor 2024, në 4% këtë vit. Papunësia shkon në 3% nga 2.3% që ishte në dhjetor, një lëvizje e lehtë.
Sipas autorit, ndonëse ekonomia e një vendi në luftë ka performuar relativisht mirë, treguesit kanë nisur të përkeqësohen. Për këtë arsye e vetmja rrugë që i mbetet Bankës Qendrore është rritja e normës së interesit. Megjithatë pala ruse shprehet se ekonomia po arrin të përshtatet me situatën dhe në muajin dhjetor të dhënat për prodhimin industrial civil ishin me rritje. Madje autor deklaron se me shpenzimet e parashikuara dhe nëse ekonomia ecën sipas planit buxhetor, lufta do të jetë sërish e menaxhueshme pa u ndjerë nga qytetarët në Rusi pesha e saj.
Analiza e treguesve ekonomikë për një vend kaq të pazakontë si Rusia ka rëndësi specifike: së pari një vend nën sanksione massive ia ka dalë për tre vjet të shmangë peshën sociale të luftës, të ruajë treguesit bazë të qëndrueshëm dhe madje të racionalizojë nevojën e përfundimit të luftës për të kaluar në investime në sektorë civilë.
Përtej suksesit në menaxhim që patjetër përbën model studimor, është për t’u vënë në dukje se buxhetimi i ndjekur nuk përkon në asnjë rrethanë me ndonjë ambicie të ekzagjeruar ushtarake, as edhe ndonjë projekt masiv militarist. Ukraina është një konflikt që i parë në terma ekonomikë duhet mbyllur sa më shpejt, por në formën dhe marrëveshjen e duhur.
"Përtej suksesit në menaxhim që patjetër përbën model studimor". Eshte ndihmuar hapur dhe fshehur nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Cdo vend qe hyn ne lufte, ka nje rritje ekonomike 2-3 vjecare per shkak te mobilizimit te gjithe ekonomise per te mbeshtetur luften, pastaj fillon lodhja dhe ne fund rrezimi. Lufta eshte si sprinti. Mund te vraposh me rritem te lart 400-500 metra (4-5 vjet) pastaj do ulesh rritmin se mos rrezohesh.
Sepse sipas dsa ekonomistave qe kuptojne nga ekonomija e ne veçanti te ekonomine ruse, theksojne se eshte ekonomi lufte,e natyrisht e ka rritje,gjithçka eshte perqendruar ne nje treg te vetem, lufta,qe ka nje kerkese te jashtezakoneshme,pyetja eshte; po pranoi Putin paqen e ofruar nga Trump menjehere,ç'fare ekonomie do kete Rusia per 1,2 ,3 apo 4 vitet qe do psojne paqen?? Putin eshte i pari qe do te perfundoje luften dhe ti kthehet ekonomise reale,por kurre nuk do pranonte menjehere,i del situata nga dora ekonomikisht sikur nga sot neser gjithçka qe ja kerkon lufta te mos i duhet me,industria ushtarake,nuk do ti mjaftonte ti mbante vendin te sigurte nga nje renie ekonomike katastrofike,dhe si rezultat,rivolte sociale te rrezikeshme,pawe ok,por graduale,edhe ekononi lufte edhe ekonomi reale,dhe kete mund tja japi vetem Trump,aktualisht,ajo pak ekonomi reale,eshte e gjitha ne funksion te luftes,nuk ka se si te kete rritje ekonomike,pa luften.Per tu kthyer ne kohen e para agresionit te Ukraines,i duhet nje treg si Evropa,me Kinen e Indine i duhen vite e vite e para ne mase gjigante, per nvestime ne infrastrukture,qe te arrije rezultatet e tregut evropian per produktet e saj jetesore,gas,e nafte,natyrish,pa ja varur qaften Kinezit e Indianit,sepse e di qe rrezikon me shume kunder kinezeve se perendimoreve!!
Cuqitemen atyre 800 mije djemve ruse te vrare, perpara ekonomia, eshte tejkaluar 137 % prodhimi bombave!
Keim rritje të interesit bankar dhe në të njëjtën kohë kemi investime po ashtu në rritje? Një metodë e re? Ndoshta, pas asaj të shpikur nga Erdogan, kjo do jetë më e suksesshëmja? Referenca për artikullin ishte shumë e qartë. Alla Alfred Cako, e shkruar nga dikush për llogari të dikujt tjetër. Edhe llafazane e sokakëve ishin më të sakta.
Edhe kur shkruajn vet perendimoret per realitetin ekonomik te rusis, injorantet te dobishem dhe homodebilet si ganimeten me shoke, nga marrazi do gjejne kohen te zhgarevisin ne kete portal kunder ketije realiteti! Keto mbetje toksike kujtojn, se do influencojn ne opinionin publike...!
Mbetja toksike je ti mor debil. Gjete një lajm të "dikujt", i porositur nga "dikush" që flet për investime në një shtet që ka taksat bankare 25%? Po ku e sheh të vërtetën? Tek toka e sheshtë apo tek ajo sferike bosh nga brenda? Të dy këto të "vërteta" i thotë cako çdo ditë. Ti a arrin ta ndash se kush është e vërteta e vërtetë në këto dy të "vërteta"? Hajvan i lindur. Rusia kaulur papunësinë, ka rritur investimet, rrit interesin bankar, rrit inflacionin, ul prodhimin civil, dhe prap, po shkon përpara? Në gjendje luuuuuufte???? A jeni në vete? Si nuk e paskan kuptuar këta debilat perëndimorë që po të bësh luftë ke leverdi të tilla? Sa budallenj që janë. Rroftë gjeniu Lad Puta , dhe gjithë bijtë e tij çyrykë.