Në prag të funeralit të Papa Françeskut, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilluan një takim të papritur në ambientet e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.
Imazhet e publikuara nga zyrtarë ukrainas tregojnë një bisedë intensive “kokë më kokë” mes dy liderëve, të ulur në dy karrige brenda bazilikës.
Pamjet e takimit u shpërndanë nga kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.
Ky takim shënon përballjen e parë të drejtpërdrejtë mes Trump dhe Zelensky që pas tensioneve të fundit publike dhe vjen në një moment kritik për konfliktin ruso-ukrainas.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, takimi u cilësua si “shumë produktiv” dhe liderët ranë dakord të vijojnë bisedimet pas përfundimit të ceremonisë mortore.
Ndërkohë, negociatori i presidentit Trump për paqen, Steve Witkoff, zhvilloi një takim të premten në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin. Diskutimet, sipas ndihmësit të Kremlinit Yuri Ushakov, u fokusuan tek mundësitë për rifillimin e negociatave direkte mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërprera që prej fillimit të luftës në shkurt 2022.
Donald Trump,njeriu më i fuqishëm, i planeti sot mbi tokë dhe Vladimir Zelenksy, njeriu më frymzusë, pasi Papa Françeskut që u varros sot. Por shifni sa të pa rensishmë dhe të vegjël, dukën në Selinë e Shëtë të Shën Pjetrit. Jezukrish qofësh levdu.
Ujku me qengjin...
Gjigandi i njerezimit qe quhet Donald Trump, faleminderit o perendi qe na e solle per begatine e njerezimit, ajo qe dukej e paprekseshme dikur eshte kaq afer sot fale gjigandit te historise se njerezimit.
Patjeter qe, nuk mund te mungonte nje koment lajkatues i Yti, per dashnorin.
Besoj që Tra(m)pi donte akoma të dinte pse Zelenski nuk vesh kostum dhe kollare.
Per vete Trampi qe veshur sikur koshte shkuar ne marteden e kurtizanes Melania.
Po i thote prano paqen ose do te qi robt
Trump eshte nje diktator, tradhtar i rendit demokratik; Zelensky duhet te mos e pranoje humbjen, por te jape doreheqjen, te shpetoj te pakten nderin e vet.