Trump: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është dorëzimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve

31 Korrik 2025, 16:15Bota TEMA
Trump: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që “Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”.

Deklaratën Trump e bëri përmes një postim të publikuar në platformën e tij “Truth Social”.

Deklarata vjen ndërkohë që Trump, në një prononcim për gazetarët gjatë vizitës në Skoci këtë javë, pranoi se në Gaza ka “krizë urie”, në kontrast me pohimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pretendon se nuk ekziston një situatë e tillë.

Zyra e Netanyahu-t ndërkohë ka publikuar pamje nga takimi qw kryeministri izraelit pati me të dërguarin e posaçëm të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cilësoi vizitën e Witkoff si një hap “jetik dhe kritik” në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Nga 251 personat e marrë peng më 7 tetor nga Hamasi, 148 janë liruar ose shpëtuar, ndërsa besohet se vetëm 20 nga 50 pengjet e mbetura janë ende gjallë.

Ndërkohë, në një zhvillim paralel diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer njoftoi se nëse situata në Gaza nuk përmirësohet ndjeshëm deri në shtator, Britania e Madhe do ta njohë shtetin palestinez, një veprim i ngjashëm me atë të paralajmëruar më herët nga Franca dhe Kanadaja.

Duke folur për BBC-në, Starmer tha: “Situata në terren në Gaza duhet të ndryshojë. Ka një katastrofë humanitare dhe për këtë arsye kam thënë se nëse kjo nuk ndryshon materialisht, natyrisht që do ta vlerësojmë këtë kur të arrijmë në shtator, atëherë do ta njohim Palestinën.”

Ai nënvizoi gjithashtu se thirrjet për lirimin e menjëhershëm të pengjeve kanë qenë të vazhdueshme: “Ata janë mbajtur për një kohë shumë, shumë të gjatë në kushte absolutisht të patolerueshme. Kjo duhet të ndodhë pa vonesë.”

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    Sa gjenial qe eshte, per cdp problem komplex ka nje zgjidhje shume dimensionale, faleminderit perendi qe na e solle birin tuaj ne keto kohera teper te veshtira. Do te ndaja me dashamiresit e mij nje lajm te gezuar qe mund te porosisni vellimet e mija ne cfare do librarire ose online. Behet fjale per proza te nje niveli boteror

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Sapo t'i zbatohet ky "urdher", do kerkoje qe popullsia aktuale te largohet nga Gaza sepse USA do ndertoje nje zone turistike vetem per ata qe do doje USA - Izrael. Sa keq te jesh i varfer: Nuk te mbeshtet askush, t'a fusin koken poshte e me poshte deri ne shfarosje.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        O shoku kuq e kuq ne te verdhe e keqja nuk eshte Hamasi qe perfaqeson palestinezet e pushtuar, te vrare dhhe qe jane drejt asgjesimiit, por zionistet izraelite qe i keni dhene dhene mbeshtetje dhe armatime per te vrare pa limit. Nje "Hamas" do te jete gjithnje qe te mbroje Palestinen, qytetaret dhe femijet engjej qe vriiten ne rradhe per te marre ndihma. Do te vije nje dite qe Izraeli do te paguaj per kete genocid.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Jo vetem dorezimi i Hamasit, por dergimi i kryekrimineleve ne Gjyqin e Hages.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje