Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse s’i ktheni SHBA-së bazën e Bagramit

21 Shtator 2025, 10:45Bota TEMA
Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.

Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë.

Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Talibanët - të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste - kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Dy ditë më parë në Londër, Trumpi la të kuptohej se talibanët po bisedonin me Uashingtonin për çështje të papërcaktuara.

“Po përpiqemi ta marrim përsëri sepse ata [liderët talibanë] kanë nevojë për gjëra nga ne", tha Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

“Por, një nga arsyet që e duam atë bazë është sepse, siç e dini, është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin”, shtoi Trump.

Baza ajrore e Bagramit në Afganistan

Baza ajrore e Bagramit është një aeroport ushtarak dhe ndodhet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit. Ajo u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ‘50, dhe më pas shërbeu si qendra kryesore për operacionet e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan nga viti 2001 deri në tërheqjen e forcave amerikane në gusht të vitit 2021.

Vendet perëndimore kanë thënë se Afganistani duhet së pari ta përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut, sidomos në lidhje me trajtimin e grave dhe vajzave.

Sipas gazetës Wall Street Journal, e cila citoi burimet e veta, zyrtarët amerikanë dhe talibanët kanë biseduar për mundësinë që ushtria amerikane ta përdorë Bagramin si “pikënisje” të misioneve të saj kundër terrorizmit.

Ekspertët thonë se, edhe nëse talibanët e lejojnë ushtrinë amerikane në Bagram, baza do të duhej të mbrohej nga kërcënimet e grupeve terroriste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik, të cilat ende veprojnë në Afganistan.

Bagrami, megjithëse i ndërtuar nga sovjetikët, u modernizua dhe u zgjerua tejet shumë nga ushtria amerikane. Ajo ishte baza më e madhe amerikane në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë 20 vjetëve të pushtimit.

Baza e Bagramit iu dorëzua qeverisë së atëhershme afgane në korrik të vitit 2021, disa javë para tërheqjes kaotike të trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talibanët.

Uashingtoni ka ruajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga rikthimi i talibanëve në pushtet, kryesisht i kufizuar në bisedime për pengjet.

Afganistani vijon të jetë vend i izoluar në skenën ndërkombëtare dhe përballet me shumë vështirësi për të joshur mbështetje të huaj ekonomike dhe investime private.

Zyrtarët talibanë hodhën poshtë kërkesën e Trumpit për kthimin e mundshëm të SHBA-së në Bagram, por lanë të hapur mundësinë për bisedime në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve.

“Pa pasur ndonjë prani ushtarake të SHBA-së në Afganistan, të dyja vendet kanë nevojë të angazhohen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë marrëdhënie politike dhe ekonomike mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta”, tha Zakir Jalaly, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme talibane, në rrjetet sociale.(REL)

14 Komente

  1. M
    Miku i madh SHaBAni

    Baza eshte ne nje shtet te pavarura, pavarsisht se te pelqen osé jo si jetojne si vishen, si drejtohet dhe nga kush drejtohet shteti. ASNJE te drejte nuk keni per te kerkuar pjese territori TE shtetit te pavarura. Doni kete Baze? Shpalleni Afganistanin talebani shtet TE shteteve te Bashkuara. Behu I bashke shtetas me Talebanet. Gje me e keqe nuk do te ndodhej, qe SHBA te behet bashke shtetas me Talebanine. Je pjerdhur nga trute e kokes, o Trap. Mjere populli amerikan qe te ka president.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjegj

      Turk bythqyr

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trump eshte me psikopat nga saliu

      Afganet ju futen shqelmin dhe u tallen me armet amerikane,rimorkionin helikopt miliona dollar. E pesuat me keq se ne vietnam o matuf pervers

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leka

        Turk bythqyr

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Nuk di se me çfare mund te kercenohen Afganet kur ata kane bere luftra te pafund me shume shtete te fuqishme e se fundi me SHBA. Si duket Trampi nuk e di se ka dhene urdher ushtrise qe te largohet nga Afganistani jo shume kohe me perpara.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po pse me kercenime kerkon te maresh bazen qe eshte ne nje shtet te pavarur ? Ju si president I amerikes jeni fatkeqesia e globit dhe e popullit qe ju votoj .

          Përgjigjjuni
          1. I
            I rrjedhur

            Ky Trumpi është çmendur fare. ka filluar të sillet si Neroni. Jam më i forti nga të gjithë thotë dhe nuk pyes për ligje apo rregulla ndërkombëtare. Mjerë ai që më kundërshton; Një lloj Hitleri tjetër!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhambazi

              S ka me batakcinj se amerikanet ,po pse more toka juaj eshte ajo ,lufte ne cdo cep te botes pse nuk rini rehat ne vendin tuaj ,apo s rini dot pa vjedhur ,evropa kurve duhet te shkeputet nga usa sic po ben nga russia

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Akoma ky pordhac president harroi se SHBA la leshte ne afganistan perpos armeve qe u ngelen dhe ju futen shqelma bytheve, je thjesht nje qapaqul plak qe shurron dh e dhjet ne breke

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bektashiu

                  duam edhe Groenland edhe Kanadane edhe ate apo kete

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tamam

                    Duan cdo gje por arrijne te marrin noc rrokun.

                    Përgjigjjuni
                  2. g
                    ganiu

                    "deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021." Nuk ishte e papritur, por pavarësisht i bërë nga ky hajvan portokalli. Ky e bëri marrëveshjen me talibanë pa pjerdhur askënd, dhe fajin e pati Biden që e respektoj. Hy RrQ.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptaret

                      Idioti me madh qe I ka rene per per hise popullit american.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjergj Kasterioti

                        Shum bythpalare shpellare myslyman qankan ketu Amerika eshte zemra e shqiptarve te vertete Qa te thoje Amerika ne duhet me rrespektu Amerika e ndertoj Afganistanin ,por arabet jan shpellar nuk duhen gja ato Amerika na mbron ne e jo myslyman roqbqirat Do ti fusim derrin te gjith myslimant shqiptare Ti kthejm kotolike

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje