Trump: Nuk do ta braktisim luftën në mes të konfliktit!

5 Prill 2026, 20:10Bota TEMA
Trump: Nuk do ta braktisim luftën në mes të konfliktit!

Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin luftën "në mes të konfliktit". Presidenti i SHBA-së Donald Trump e deklaroi këtë në një intervistë me Channel 12, duke shtuar se administrata e tij është e angazhuar në "negociata të thella", të udhëhequra nga të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kyshner, me Iranin për të arritur një armëpushim.

Dy burime të njohura me bisedimet i thanë transmetuesit se ekzistojnë dy kanale komunikimi: njëri i ndërmjetësuar nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia, dhe tjetri përmes mesazheve të drejtpërdrejta me tekst midis Witkoff, Kushner dhe Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ministrat e jashtëm të vendeve ndërmjetëse po përpiqen t'i bindin palët të bien dakord për një sërë masash që do t'i lejonin Trump të zgjaste afatin. Sipas burimeve, ata patën biseda telefonike me Kushner dhe Witkoff dje, por nuk patën rezultatin e dëshiruar. Trump i tha Channel 12 se beson se ka një "shans të mirë" që të arrihet një marrëveshje para afatit të së martës, "por nëse nuk e bëjnë, unë do ta hedh në erë të gjithë çështjen". I pyetur nëse është i shqetësuar për dëmtimin e civilëve në Iran, të cilët dëshiron t'i shohë të ngrihen dhe të përmbysin regjimin, Trump u përgjigj se "ata jetojnë me frikë". "Ata kanë frikë se do të largohemi në mes të luftës, por nuk do të largohemi."

3 Komente

  1. L
    Lani

    Ky eshte presidenti me I keq I Amerikes turp I botes cfar thote tani athote mbas 5 minutash idiot komplet turp I botes

    Përgjigjjuni
    1. d
      drejtesia

      Ky eshte nje psikopat!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk mbaj mend cfare thash dje.

        Po ky pardje tha qe mund ta ndalojme luften dhe pa arritur objektivat . Sto po flet ndryshe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje