Trump shpall tarifë të re globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21 Shkurt 2026, 07:00Bota TEMA
Trump shpall tarifë të re globale 10% pas vendimit të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së, e cila me shumicë votash (6-3) rrëzoi tarifat e tij të gjera të vendosura përmes ligjit të emergjencave kombëtare. Trump e cilësoi vendimin si “thellësisht zhgënjyes” dhe akuzoi gjyqtarët se janë “të ndikuar nga interesa të huaja”.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ai njoftoi se do të vendosë menjëherë një tarifë të re globale prej 10% mbi importet, duke u mbështetur në nenin 122 të Aktit të Tregtisë së vitit 1974, i cili i jep presidentit të drejtën të vendosë tarifa deri në 15% për një periudhë 150-ditore pa miratimin e Kongresit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka sjellë lehtësim për shumë biznese amerikane, të cilat prej muajsh ankoheshin për kostot e larta dhe pasigurinë e shkaktuar nga tarifat. Ish-nënpresidenti Mike Pence e përshëndeti vendimin, duke thënë se “familjet dhe bizneset amerikane mund të marrin frymë lirisht”.

Megjithatë, Trump ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga politika e tarifave, duke e cilësuar atë si mjet për mbrojtjen e industrisë amerikane dhe si instrument të fuqishëm në politikën e jashtme.

1 Komente

  1. U
    U dhime tu qesh.

    " akuzoi gjyqtarët se janë “të ndikuar nga interesa të huaja”. " .. ahahaha Ky trapi po sulmon iranin per interesat e Izraelit dhe akuzon gjyqtaret per interesa te huaja . Ky esthe presidenti me i bindur ndaj lobit cifut ( AIPAC) ne gjithe historine e USA. Ky ka vene interesin e Izraelit mbi interesin Amerikan. Atje i gjithe kongresi eshte i blere nga AIPAC dhe izraeli percakton politiken e jashtme te SHBAs prej gati 40 vitesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje