
Donald Trump vazhdon fushatën presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, ndërsa prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj tij për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
Në një fjalim përpara mbështetësve të tij Trump tha se akuzat janë një mashtrim të orkestruara nga presidenti në detyrë Biden, ndërsa prokurorin special Jack Smith e quajti një maniak
“Ne e quajmë një aktakuzë të rremë dhe, ju e dini, njeriun që po e bën atë. Unë me të vërtetë besoj se ai është i sëmurë mendor. Kjo që po ndodh është një kriminalizim i egër i gjuhës politike. Ata po përpiqen ta bëjnë të paligjshme vënien në dyshim të rezultateve të zgjedhjeve.”-tha Trump.
Më tej Trump premtoi përpara mbështetësve se ai do të pastrojë departamentin e Drejtësisë “tani krejtësisht të korruptuar”. Miliarderi u zotua të emërojë prokurorin e tij të posaçëm, për të ndëshkuar “të gjitha aktet e shtrembëruara, përfshirë ryshfetet… që shkojnë në arkat e familjes së Biden”.
“Joe Biden është presidenti më i paaftë dhe më i korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. Familja e krimit të Biden mori para nga Kina, Ukraina, Rusia dhe shumë e shumë vende të tjera. Dhe tani sa herë që fakte të reja për korrupsionin e Bidenit dalin në dritë, pasardhësit e tij më akuzojnë për krime”.
PO U EDHE KY SI BERISHA NE SHQIPERI.NUK PRANOJNE ASNJE HERE AKUZAT POR AKUZOJNE DREJTESINE.PRANDAJ NUK MUND TE ECE DEMOKRACIA DUKE U SHPREHUR NE KETE MENYRE PER DREJTESINE.
Gjalle Saliu .Tip Loqe Miu.Biden-it Ti hash Mune Nga e hena ne te Shtune.dhe Melania te vu Drne Po fle vetem ne Kashune .
Trotski, po te Djelen, tja haje miletit? Nuk rri dot pushim AY.