Trump: Shumë shpejt faza e dytë e armëpushimit në Gaza, Hamas do paguajë ‘ferrin’

30 Dhjetor 2025, 09:45Bota TEMA
Trump: Shumë shpejt faza e dytë e armëpushimit në Gaza,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se shpreson që faza e dytë e planit të paqes në Gaza të nisë “shumë shpejt”, duke paralajmëruar se Hamasi do të “paguajë ferrin” nëse nuk çarmatoset në një afat të shkurtër.

Komentet u bënë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida, ku dy liderët zhvilluan bisedime të hënën. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Trump tha se Izraeli e ka “zbatuar planin 100%”, pavarësisht operacioneve të vazhdueshme ushtarake në Gaza.

Trump theksoi se kalimi në fazën e dytë të planit të paqes varet nga çarmatimi i Hamasit. “Sa më shpejt që të mundemi. Por duhet të ketë çarmatim,” tha ai, duke shtuar se grupi militant duhet të çarmatoset “brenda një kohe mjaft të shkurtër”.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se rindërtimi i Gazës mund të “fillojë shumë shpejt”. Sipas planit prej 20 pikash, në fazën e dytë parashikohet krijimi i një qeverie teknokratike në Gaza, çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e trupave izraelite, përpara nisjes së procesit të rindërtimit.

Në të njëjtën kohë, Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund të mbështesë një tjetër sulm të madh ndaj Iranit nëse Teherani rifillon programet e raketave balistike ose të armëve bërthamore. Në reagim, Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem iranian, tha në platformën X se çdo agresion ndaj Iranit do të përballet me një “përgjigje të menjëhershme të ashpër”.

Ndërkohë, kritikët kanë shprehur shqetësime se Netanyahu mund të vonojë zbatimin e plotë të planit të paqes, duke kërkuar çarmatimin e Hamasit përpara tërheqjes së trupave izraelite. Kryeministri izraelit është akuzuar gjithashtu se nuk tregon vullnet për t’u angazhuar seriozisht në ndërtimin e një të ardhmeje politike për palestinezët.

6 Komente

  1. a
    astrit

    Per ke ferr e ka fjalen se palestinezet ne ferr jane!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Gaza from Arab colonizers

      Zgjidhja eshte e thjeshte : ish - "British Mandat for Palestine eretz Israel" u nda ne dy pjese - Jordania shtet arab, Izraeli shtet hebre! Sa hebrenj ka ne Jordani? Zero (0) - u perzune te gjithe ne 1948-n. Sa arabe ka ne Izrael? 5 milion!!! Te cohen te gjithe ne Jordani. U zgjidh. It's over! Mos dergoni kot "ndihma humanitare" dhe as mos kerkoni "armepushim", as faze te pare, te dyte apo te njeqind e dyte. Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazanet e dine vete se ku i gjejne ndihmat... A ishte Izraeli ne 2005 qe i largoi me force te gjithe banoret hebrenj nga Gaza dhe ja la gjithe Gazen nen administrim vete arabeve? Pse ja u la arabeve nen administrim!? Gazanet sollen ne pushtet Hamasin qe ka 20 vjet qe qeveris Gazen. Ca bene? E kthyen ne nje baze terrorizmi per keto 20 vjet, pa zhvillim, pa perparim, pa infrastrukture megjithese moren miliarda dollare neg OKB, USA, BE, vendet arabe. Mund ta benin Gazen si Hong Kongu dhe e bene baze terroriste me tunele, raketa e kriminele te armatosur. Keta gazanet kane 20 vjet qe sulmojne Izraelin, hedhim me mijra raketa kunder zonave civile ne Izrael dhe kulmin e bejne ne 7 tetor 2023 kur sulmojne brenda ne territorin e Izraelit, vrasin 1400 civile dhe rrembejne pengje 250 te tjere! Cfare prisni more IDIOTER klasike, qe te beje Izraeli!? Po do ti zhduke te gjithe hamasistet ne Gaza, mos kini dyshim. Edhe ata qe e perkrahin Hamasin do ti fluturoje qe c'ke me te, mos kini asnje dyshim. Pastaj .. Free Gaza from arab colonizers..

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      bo,bo,ky pjerdh nga goja tërë kohën!!karagjoz në tërë kuptimin e fjalës!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Make Gaza Jewish again

        Faza e trete e armepushimit... te gjithe magjypet arabe marrin bythen me vete dhe shkojne ne Egjypt dhe Gaza kthehet nje rivere fantastike turistike. Shpresoj per 2 vjet te bej pushimet ne Gazen e cliruar nga kolonizatoret arabe...

        Përgjigjjuni
      2. B
        Ban punen e me pak ofendime te nderojne

        Z.Trump, i modh je, por kjo gjuhe nuk e nderon vendin tend. Pastaj, nuk e fiton nobelin e paqes me fjalen ferr e shkaterrim ne goje. Pse bre, ju nuk jeni njeri qe flisni nga zemra keshtu!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vdekje Hamasit

          Shpirtzinjte dhe kriminelet e kane vendin ne ferr, mos ki dyshim.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje