Trump: Ukraina s’e merr Krimenë, s’do të hyjë në NATO

18 Gusht 2025, 08:40Bota TEMA
Trump: Ukraina s’e merr Krimenë, s’do të hyjë në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një mesazh Volodymyr Zelensky-t dhe Ukrainës në një postim në Truth Social disa orë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. Siç shkroi presidenti amerikan, Zelensky – të cilin ai e mirëpret më vonë sot në Shtëpinë e Bardhë – mund ta “përfundojë” luftën me Rusinë “pothuajse menjëherë”.

Në të njëjtën kohë, Trump përjashtoi çdo mundësi që Ukraina të rimarrë kontrollin e gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014, si dhe t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë nëse dëshiron, ose mund ta vazhdojë luftën. Kujtoni se si filloi. Nuk ka asnjë mënyrë për të rimarrë Krimenë e dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë e shtënë!), dhe për të pasur anëtarësim në NATO për Ukrainën. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”, parashikoi republikani nëpërmjet Truth Social,

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Politika e amerikaneve eshte si puna e asaj qe beni si them une e mos beni si bej une .z Tramp politika nuk eshte biznes , kufite e nje shteti mbrohen me kushtetute , nuk jemine vitin 1913 , po ja ulni vlerat demokracis .Europa duhet ti tregoje amerikes se nuk eshte vetem amerika superfuqi .Ta beri mire Putini qe ti zhduki bankat amerikane nga Rusia .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Putanë e Putanës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje