Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor

3 Korrik 2025, 16:59Bota TEMA
Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrave dhe politikanëve izraelitë në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për paqen në rajon.

“Refuzojmë fuqishëm deklaratat e ministrave dhe politikanëve izraelitë në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme turke, raporton agjencia Anadolu.

Sipas Ankarasë zyrtare, këto qëndrime përbëjnë një tregues të qartë të politikave të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe synojnë ta kthejnë pushtimin në një realitet të përhershëm.

“Thirrjet e papërgjegjshme për aneksim, veçanërisht në një periudhë kur përpjekjet për arritjen e një armëpushimi janë ende duke vazhduar, injorojnë parimet e zgjidhjes së konfliktit të miratuara nga bashkësia ndërkombëtare për dekada të tëra,” vijon deklarata.

Turqia paralajmëron se ndërhyrjet sistematike në territoret palestineze dhe praktikat që synojnë zhvendosjen e popullatës palestineze po e thellojnë më tej brishtësinë dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Në fund, Ministria e Jashtme e Turqisë ka ritheksuar thirrjen për njohjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor, si e vetmja rrugë për të arritur paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Reagimi i Ankarasë vjen pasi të gjithë ministrat e qeverisë së koalicionit në Izrael, nga partia Likud, i kanë dërguar një letër kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar që të procedojë me aneksimin e plotë të Bregut Perëndimor deri në fund të muajit.

 

2 Komente

  1. p
    petro

    Nuk ka as Kuds as Stamboll por Jerusalem dhe ... ate tjeren e ploteson vete ministria e jashtme turke

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond (koder rreshen)

      Turqia denon ashper deklarata Izraelite per aneksimin e bregut perendimor ! Po Shqiptaret qe i ka aneksu Turqia me ndikimin e saj ne Ushtri,Polici,ekonomi,investime ne ndertimin eXhamijave,investim ne politken percarse te Shqiptarve ,investim ne kapjen e te gjith shteti te Kosoves dhe te Shqiptarve ne Maqedoni, investim .... do kemi kurajon ti themi stop Turkut, ?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje