Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e paligjshëm

29 Maj 2023, 22:30Bota TEMA

Turqia mbyll kufirin me Iranin me mur për të luftuar emigracionin e

Një mur me tela me gjemba është mekanzimi më i fundit me të cilin Turqia po përpiqet të frenojë emigrimin e paligjshëm dhe të shtojë sigurinë e kufijve.

Muri prej betoni përgjatë vijës kufitare do të mbulojë një distancë prej 560 kilometrash. Një seksion prej 295 kilometrash përfundoi në vitin 2021, ndërsa 96 kilometrat e tjera brenda kufijve të rretheve Çaldiran dhe Özalp sapo kanë përfunduar.

Pjesa e mbetur do të përbëhet nga barriera betoni 5 metra të larta, 2.87 metra të gjera, të përforcuara me tela çeliku.

“Hurriyet Daily News” raporton se për të forcuar sigurinë, xhandarmëria, njësitë kufitare dhe policia e operacioneve speciale po zbatojnë masat e nevojshme përgjatë kufirit. Këto përpjekje kanë rezultuar në parandalimin e 155 774 emigrantëve të paligjshëm që të kalojnë në vend gjatë tre viteve të fundit, sipas autoriteteve.

2 Komente

  1. A
    ATDHETARI PA ATDHE

    Mure ne kufirin midis SH B A dhe Meksikes mur dhe tele me gjemba midis Hungarise dhe Serbise mur dhe tela me gjemba midis Turqise dhe Iranit .Te gjithe per te vendosur rregull ne kufijte e tyre po kopjojne B S ne Berlin dhe ENVERIN ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Te njejtin veprim duhet te beje edhe SHBA per te ndaluar migracionin e pakontrolluar te latino-amerikaneve mafioze, ne nje kohe kur ka anulluar migracionin europian te verifikuar me dokumente te rregullta.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje