Turqia: Nuk do vendosim sanksione ndaj Rusisë. Do shohim interesat tona

28 Qershor 2022, 09:42Bota TEMA

Turqia: Nuk do vendosim sanksione ndaj Rusisë. Do shohim interesat tona

Turqia nuk do t’i bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, duke afirmuar kështu një pavarësi politike që pritet të krijojë aspirim edhe për Kremlinin. 

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin ka deklaruar për kanalin televiziv, Haberturk, se Ankaraja do të ndjekë interesat e veta:

"Ne po ndjekim një politikë të mirëbalancuar në lidhje me Rusinë. Ne nuk do të vendosim sanksione dhe nuk do t’u bashkohemi atyre. 

Ne duhet të shohim interesat tona. Nëse të gjithë prishin urat, atëherë kush do të flasë me Rusinë? 

Marrëdhëniet tona me Rusinë kanë një karakter të tillë, saqë sanksionet do të dëmtojnë më shumë ekonominë turke sesa atë ruse", tha ai.

Turqia merr kështu një rol të ri në kontekstin e një krize që nuk po ka ende rrugëdalje, përveçse asaj ushtarake.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    në L1B sulltanëria mbajti anën e gjermënit dhe përfundoi kokoshi një thelë!! në L2B,nuk u përzje dhe mbeti ajo që është! këtu duke qënë pjesë e një aleance,sot kundër rusisë,po bën gabimin e mbajtjes së "asnjëanësisë",me arsyetimin "Ne duhet të shohim interesat tona. Nëse të gjithë prishin urat, atëherë kush do të flasë me Rusinë? " e "mënçur" të interesit personal,dhe me gomarllëkun "se duhet mbajtur një derë e hapur për kriminelin"!! që lufta do mbarojë dhe putini do shkojë në të sëmës,kjo dihet,por ju të sulltan salepit nuk e keni në mëndje se çdo të ndodhë më pas!! mos harroni se "askush nuk harron veprimet e askujt"!! e aq më pak i forti!! po ju vure të fortit kundër në një një moment të vështirë,kur ai i ka "duart e zëna"!? ai nuk ta harron!! do të ta japë kusurin sapo ti "lirohen duart"!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje