“U qëllua me raketë” - Zbardhet misteri i rrëzimit të avionit në Kazakistan

26 Dhjetor 2024, 13:30Bota TEMA
“U qëllua me raketë” - Zbardhet misteri i rrëzimit

Të mërkurën, 38 pasagjerë humbën jetën kur Fluturimi 8432 i Azerbajxhan Airlines u rrëzua teksa përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan.

Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për Euronews-in në Lyon se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse tokë-ajër, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni.

Sipas burimeve për Euronews, raketa shpërtheu pranë avionit dhe copëzat e saj goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente.

Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.

12 Komente

  1. T
    Toni

    Rusia po kthehet ne shtet terrorist.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Thuaja atyre bastardeve qe u erdhi keq per ambasadorin rus se “ nuk e kishte ftuar Rama”!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vezhguesi

        Nata-Rama ftoi te gjithe kreret e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, perfshi edhe ambasadorin rus qe zgjodhi te mos shkonte ne ate darke qe shtroi Qeveria Shqiptare.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Mire e ke ti…. U habita….! U qellua me rakete por kjo eshte “misteri”????!!!! Lol

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bbss123

          Edhe ka qenë më parë

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gaqiu

          Fluturoni po deshet mbi Rusistan!!!¡ Shtet islamik ....

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loro

            Ku je o Zhvejk te shkerdhefsha rracen me gjith shtetin terrorist qe simpatizon.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Përgjigje loros

              Jam duke u argëtuar me të rejat e familjes tate! O laro-balo!

              Përgjigjjuni
            2. T
              Treni

              Kriminel, nuk presim me shume prej ketyre vrasesve ruse.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Km

                Eshte mashtrim.Raketa token ajer do e kish ndare medysh avionin,sepse godet Duke hapur vrime te madhe dhe shprehjen.Avioni gjate fluturimit ishte i pacenuar.shkaterrimi ndodhi me perplasjen ne token.I patè vrimat ne trupin e avionit?si goditjes me automatiku ,ose pistole te.Ngjarje e inskenuar per te hapur front te ri lufte.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tom

                  Neser do dali qe pa dashje e rrezuan ukrainasit

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Vrimat jane bere pas rrezimit te avionit ne toke. Edhe ne poligon tabelet e perdorura per qi-tje nuk kene kete perqendrim vrimash te bera me plumb, te mendosh qe keto goditje jene bere me qi-tje kur avioni ishte ne ajer ne lartesi qe nuk e kap dot asnje predhe kallashi, keto behen me dron te leshuar nga Ukar-ina, per te akuzuar Rusine

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje