
Forcat izraelite shpëtuan të gjallë katër pengje të rrëmbyer nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit në dy zona të Gazës qendrore ditën e sotme.
Katër pengjet, tre meshkuj dhe një femër, të cilët u rrëmbyen nga militantët e Hamasit nga festivali muzikor Nova në jug të Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, tha ushtria dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata u identifikuan si Noa Argamani , 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.
Pas tetë muajsh lufte në Gaza të nxitur nga sulmi i Hamasit, 116 nga rreth 250 pengjet e rrëmbyer nga militantët janë lënë në enklavën palestineze, sipas të dhënave izraelite.
Sakaq, të paktën 40 prej të cilëve janë deklaruar të vdekur në mungesë nga autoritetet.
Footage shows one of the hostages (presumably Noa Argamani) being extracted from the Gaza Strip in a helicopter after being rescued from Hamas captivity in Nuseirat. pic.twitter.com/sa6JtTy892
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) June 8, 2024
תיעוד: נועה ארגמני עם אביה בישראל pic.twitter.com/SGCZitKyHJ
— Suleiman Maswadeh סולימאן מסוודה (@SuleimanMas1) June 8, 2024
Lini një Përgjigje