Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij.
“Ne ... po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.
Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.
“Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.
Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.
Ukraina paska shume ushtare te saj rober dhe kane marre arratine deri ne Arabine Saudite per te bere ndermjetesin e per te liruar 1200 rober te saj, por nga ana tjeter ajo nuk i ka as 100 te tille rober lufte rus, e ka treguar edhe ne kembimet e meparshme, a thua do te bjere dakort armiku rus ?