Izraeli nuk është kundër idesë që Shtetet e Bashkuara të furnizojnë Arabinë Saudite me avionë luftarakë F-35 stealth, por insiston se çdo shitje e këtyre aeroplanëve të avancuar duhet të shoqërohet me normalizimin e marrëdhënieve mes Riadit dhe Jeruzalemit, raportojnë mediat Channel 12 dhe Axios. Ndërkohë, qeveria izraelite nuk pranon aspak shitjen e F-35-ve drejt Ankarasë.
Burime izraelite të përfshira në çështje ushtarake theksojnë se Jeruzalemi e sheh furnizimin e Arabisë Saudite ndryshe nga ai i Turqisë, e cila kërkonte aeroplanët për të kompensuar humbjet kundër kundërshtarëve rajonalë.
“Shtypëm tek administrata Trump që furnizimi me F-35 të Arabisë Saudite duhet të lidhet me normalizimin e marrëdhënieve të saj me Izraelin”, tha një zyrtar izraelit për Axios, duke shtuar se shitja pa përparim diplomatik do të ishte “e pasuksesshme”.
Një tjetër zyrtar theksoi se, në dallim nga Turqia, Izraeli shqetësohet më pak për F-35 në duart e Arabisë Saudite, nëse kjo bëhet pjesë e një bashkëpunimi rajonal të sigurisë brenda kornizës së Marrëveshjeve të Abrahamit, siç është rasti me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Izraeli ka shfaqur më parë shqetësime për shitjen e aeroplanëve F-35 në vendet e rajonit, pasi synon të ruajë avantazhin e tij ushtarak. Aktualisht, Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që ka F-35, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur. Shqipëria dhe Greqia pritet gjithashtu të blejnë F-35, me dorëzimin e parë të planifikuar në vitin 2028.
Një zyrtar izraelit theksoi se “duhen vetëm disa minuta që një F-35 i Arabisë Saudite të arrijë në Izrael”, duke shtuar se Izraeli kërkon që avionët saudite të mos stacionohen në perëndim të vendit.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje për furnizimin e Arabisë Saudite me këta avionë, disa ditë para vizitës së princit të kurorës Mohammed bin Salman në Uashington, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje ekonomike dhe ushtarake.
Trump theksoi shpresën që Arabia Saudite të bashkohet së shpejti me Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat kanë normalizuar marrëdhëniet mes Izraelit dhe disa vendeve myslimane, megjithëse Riad ka kundërshtuar hapin për shkak të mungesës së një plani për shtetin palestinez.
Aeroplanët F-35, prodhim i Lockheed Martin, konsiderohen ndër më të avancuarit në botë dhe kushtojnë rreth 100 milionë dollarë secili.
Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, konfirmoi se “aktualisht shitja e F-35 në Turqi është e ndaluar nga ligji CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act), i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por për momentin nuk ka diskutim për këtë çështje”.
Pse Izraelitet nuk jan kunder Arabis Saudite per blerjen e avioneve f 35?Pse e gjith mbreteria Saudite jane me origjin Hebraike por nda popullit bejne si musliman kurse mbas perdeve jetojne si Hebrej dhe nuk e kan kritikuar ashper Izraelin se cka ka bere deri tani dhe shum gjera tjera ndoshta edhe e ndihmon me dollare.
sa budalla je ti o gomari i mutit!!tërë pellgu i lindjes së mesme është semite,o gomar!një pjesë janë hebrej,besimi,pjesa tjetër myslymane!dhe palestinezët janë semitë,myslymanë ooooooooooo goooooooooooomar!!
Shqiperia F-35? Ndryshoje artikullin o gazelesh
është e mundur o alban!!i duhen eduardos sepse çuni po i rritet dhe i kanë dalë nga qefi satelitët albania 1 e 2!!ndoshta mund dhe ti përdorim si dordolecë për të trëmbur laraskat!!duke mos pasur ushtri,armatim të lehtë,të mesëm e të rëndë,atëherë mund të trëmbim armiqt tanë,deri dje i bëmë miq,sepse e kuptuam që enveri ishte koqe që na armiqsoi me jugosllavinë(sërbinë) dhe gërkun vëlla me ligj lufte,me F-35!do ti vendosim në majat e jezercës,korabit,dajtit dhe çikës!kështu shpëtojmë,pilotat dhe konsumin e karburantit!!sërbët dhe grekët kur ti shohin do tmerrohen dhe do ja mbathin nga sytë këmbët!!
Asnje arme nga Nato nuk ju shitet vendeve te mesdheut the te gjirit persik pa miratimin e Izraelit. Keshtu qe ata mbajne supremacine luftarake mbi ta . Libani ka 12 vite qe kerkon te bleje nje tip avjoni ( civil ) nga kanadaja / USA , por izraeli thote jo.. Dhe Kandaja nuk ja u shet libanezve ate avjon. Dhe pastaj na duket izraeli i ' fort' ne.