Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e vona të së premtes, 14 nëntor, i cili përfshin mbi njëqind produkte. Një lëvizje e diktuar edhe nga presioni që populli amerikan po ushtron mbi administratën e tij për shkak të rritjes së fortë të kostos së jetesës. "Shumë nga marrëveshjet tregtare të shpallura dhe negociatat në zhvillim përfshijnë vende që prodhojnë sasi të konsiderueshme të produkteve bujqësore që nuk kultivohen ose nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme në Shtetet e Bashkuara", lexohet në shënimin e shpërndarë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë arsye, ato do të përjashtohen nga koncepti i "tarifave reciproke" të vendosura duke nisur nga data 2 prill.
Produktet e përjashtuara nga tarifat
Në listë bëjnë pjesë edhe produkte të tjera të zakonshme si lëngjet e frutave, konkretisht të portokallit dhe ananasit, çaji, bananet dhe frutat tropikale në përgjithësi, arra indiane, kakao, erëzat dhe gjithashtu plehrat kimikë (për këta të fundit, bëhet fjalë për një konfirmim, pasi nuk kanë qenë kurrë subjekt i tarifave reciproke). Bëhet fjalë për produkte të përzgjedhura nga administrata Trump pas një vlerësimi të kujdesshëm mbi joefikasitetin e Shteteve të Bashkuara për t’i kultivuar ato ose për ta bërë këtë në sasi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e vendit. Megjithatë, qeveria amerikane vazhdon të mbështesë se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes tarifave tregtare dhe rritjes së madhe të çmimeve – e cila në disa raste ka arritur nivele rekord, si për mishin e viçit – duke qenë se nuk ka synim t’u ngarkohet konsumatorëve barra ekonomike.
Strategjia e administratës Trump
Që një ditë më parë, SHBA-të kishin deklaruar synimin për të hequr tarifat mbi disa produkte ushqimore dhe importe të tjera nga Argjentina, Ekuadori, Guatemala dhe El Salvadori, për t’u mundësuar kompanive amerikane një akses më të madh në këto tregje. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë sqaroi se të gjitha tarifat e tjera do të mbeten në fuqi dhe se ky nuk është një vendim emergjence, por pjesë e një strategjie "tregtare dhe tarifash fleksibile, të nuancuara dhe shumëplanëshe", shtohej në deklaratë, të cilën administrata Trump e ka planifikuar prej kohësh. Në mbështetje të këtyre deklaratave, zëdhënësi Kush Desai ripërsëriti: "Urdhri ekzekutiv i 5 shtatorit ka specifikuar burime të ndryshme natyrore dhe produkte bujqësore që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe që mund të përfitonin nga një trajtim i përjashtuar nga taksat".
Pesha ekonomike mbi konsumatorët
Megjithatë, analiza të ndryshme tregojnë se ndikimi mbi qytetarët amerikanë është real dhe i parashikueshëm. Një kërkim i Universitetit Yale, i raportuar nga Washington Post, tregon se rritja e çmimeve të konsumit që rrjedh nga tarifat do t’u kushtojë familjeve mesatarisht 3.800 dollarë për këtë vit.
Për Zvicrën tarifa 15%
Ndërkohë, është konfirmuar edhe marrëveshja me Zvicrën për të ulur nga 39% në 15% tarifat doganore të vendosura gushtin e kaluar mbi produktet që hyjnë në territorin amerikan. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Jamieson Greer. Këshilli Federal zviceran e ka përshkruar marrëveshjen si "një zgjidhje të gjetur së bashku" dhe ka falënderuar presidentin Donald Trump për "angazhimin e tij konstruktiv" në negociata.(Corriere della sera)
E mor cjap. Vetem ti je i ditur! Te tjeret nuk dine. I cove cmimet ne pidh te arushes i shkerdheve amerikanet me traplliqet tende dhe tani si reptil qe je, po ben mbrapsht se e sheh qe populli po te shkerdhen.
JD .Ulja e çmimeve ka qene nje nga premtimet qe Trump premtoj gjate fushates.Çmimet kane pesuar rritje para se Trump te merrte detyren. Por prap se prap çmimet e ushqimeve ne Amerike jane me lira se ne Shqiperi.
O John, e dime qe Trump qan tere diten per hallet e popllit te tij, rri pa gjume se nuk kupton pse ankohet mileti per cmimet e ushqimeve, dhe ja tani e beri zgjidhjen e asaj rremuje qe vete e krijoi. Para mijera viteve Konfuci thoshte, duhet trubulluar uji qe te kthjellohet me pas. Dhe Trump e ka studiuar. Komfucin, e ka turbulluar keq vendin e tij, dhe tash ban sehir duke pritur qe te kthjellohet vete. Shpejt do mesoje gjeniu Trump se ka kthye Boten kunder vendit te tij madheshtor, dhe kthjellimi qe blondi pret nuk do behet per sa kohe ai asht kryetar i kooperatives 340 milioneshe, nese nuk zgjidhet per here te trete president. Dhe ai do zgjithe edhe dy here te tjera president, njesoj si miqte e tij nga Lindja e Larget.
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]
Babloku po e con Ameriken perlesh
llapi gjithe vitin tani po ben ate qe duhet bere ...cope mishi