Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, zgjodhi një mënyrë për t’u afruar me kritikët e tij në internet. Rreth dy javë më parë, ish-kryeministri dhe aktualisht lider i Partisë së Moderuarëve krijoi në Facebook një grup për “haters-at” e tij, me emrin: Të gjithë ne që urrejmë Lars Lokke-n (Alle os der hader Lars Lokke).
Mbrëmjen e djeshme, Rasmussen ftoi anëtarët e grupit në një takim ballë për ballë. Grupi numëron aktualisht rreth 440 anëtarë.
“Shkruani këtu me zell, pra le të takohemi në realitet”, shkroi ministri. “Kam gjetur një sallë dhe një tryezë. Mund të vini të më thoni pse më urreni. Premtoj të dëgjoj”, shtoi ministri danez. “Do të shohim nëse një ndryshim mendimi mund të kthehet në bisedë”, shton ai. Takimi është planifikuar për të shtunën në mbrëmje në një ambient qendror të Kopenhagenit.
Lokke është një nga politikanët më të njohur të Danimarkës dhe shpesh bëhet shënjestër kritikash për shkak të profilit të lartë.
Lini një Përgjigje