SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë, dy janë në Greqi

14 Nëntor 2025, 20:20Bota TEMA
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë, dy janë

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, shpalli 4 grupe europiane të ANTIFA si organizata terroriste. Ato ishin të lokalizuara me bazë në Gjermani, Itali dhe Greqi.

Vendosja e tyre në listën e zezë do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Kjo i vendos këto grupe në të njëjtën kategori me organizata terroriste si ISIS-k dhe Al-Shabaab. Si rezultat, amerikanëve u ndalohet që ndërveprojnë me ato grupime apo t’i mbështesin.

Vendimi, vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shpallur luftë lëvizjes ANTIFA, që zakonisht anon nga e majta politike, por që nuk ka një drejtues të përcaktuar qartë. Në shtator, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv duke e përcaktuar atë si organizatë terroriste brenda SHBA-ve dhe kërkoi që autoritetet të ndërmarrin veprime kundër ANTIFA-s. 

1 Komente

  1. T
    Tut ne listen e zeze ndonje organizate fashiste o

    Marko Rubio nuk duket se eshte ne nivelin e duhur te nji ministri te jashtem amerikan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje