Mamdani kthehet në fenomen: pas Nju Jorkut një socialiste fiton edhe në Seattle!

14 Nëntor 2025, 16:33Bota TEMA

Mamdani kthehet në fenomen: pas Nju Jorkut një socialiste fiton edhe

Artikull i La Repubblica

Pas fitores historike të kryebashkiakut të parë mysliman në New York, vjen suksesi i një socialisteje në Seattle.

Katie Wilson, 43 vjeç, banore e NYC nga Binghamton dhe vajza e dy biologëve, nuk është thjesht një figurë politike. Duke e zgjedhur atë, Seattle ka përçuar një mesazh që shkon përtej rezultatit…

Programi i Katie Wilson

Qytetarët zgjodhën një kandidate që, si socialisti demokrat Zohran Mamdani, premton të merret me kostot e jetesës, strehimin, transportin dhe pabarazinë. Ashtu si kryebashkiaku i ardhshëm i New York-ut, ajo jeton në një shtëpi me qira, nuk ka makinë dhe përdor transportin publik, një zgjedhje që e mbron me krenari.

Kjo vendimmarrje për të “jetuar si shumica e njerëzve” fitoi zemrat e votuesve, të cilët mbështetën programin e saj, i cili përfshin edhe idenë, po ashtu si tek Mamdani, të taksimit të korporatave dhe ultra të pasurve.

Kjo është pikërisht ajo që i frikëson republikanët dhe elitën amerikane: nëse dy kryebashkiakë socialistë nga New York-u dhe Seattle do të arrinin të përmirësonin cilësinë e jetës për zgjedhësit e tyre, duke investuar tek klasa e mesme dhe shtresat më të dobëta, vetë struktura e kapitalizmit e mbështetur nga e djathta mund të lëkundet fuqishëm.

Para se të kandidonte, Wilson ndërtoi karrierën e saj duke qenë mjaft aktive me kauzat qytetare.

Në 2011, ajo bashkëthemeloi Unionin e Udhëtarëve të Transportit (Transit Riders Union), një organizatë që lufton për një transport publik më të aksesueshëm. Nga aty, aktiviteti i saj u zgjerua në fusha të tjera, duke nisur me mbrojtjen e pagës minimale dhe të qiramarrësve.

Fitore me tension

Sfida e saj ndaj kryetarit të bashkisë në detyrë, Bruce Harrell, 67 vjeç, ish-lojtar futbolli, ishte e tensionuar dhe përfundoi me një fitore të ngushtë. Ajo premton një “qytet për të gjithë”, aq sa votuesit e quajnë “gruaja Mamdani”.

Megjithatë, rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, sidomos në këshillin bashkiak. Propozimet e saj mund të kërkojnë kompromise, pikërisht për atë kundër së cilës ajo ka luftuar gjatë gjithë karrierës, në emër të një zgjedhjeje radikale për qytetarët.

Nëse do t’ia dalë kjo ende nuk dihet, por pritet që së shpejti të ketë një telefonatë me Zohran Mamdanin.

5 Komente

  1. j
    jkl;

    E hengri the Seattle. E mori lumin Ameriken.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MAGA

      La Republica dhe La Tema e Mero Gelbazes kane harruar edhe qytetin e Minessotes i fituar nga nje jevg me origjine nga Sudani, ku Minessota quhet ndryshe Kryeqyteti i Sudanit i "pushtuar" nga keta gabelet "Allahu Akbar", quteti eshte i mbushur me gra te mbuluar me burga, ka tre xhami shume te medha kur dikur ky numer ishte ZERO. Si New York ashtu edhe Seattle (Shteti Washington ne Oqeanin Paqesor) edhe para ketyre zgjedhjeve jane drejtuar nga Demokratet, ku eshte goditja per Republikanet ketu? Gjuha arabe ne shume qytete dhe shtete te Amerikes po merr statusin e nje gjuhe zyrtare pas asaj spanjolle. Qytetaret e New York-ut duhet te kerkojne llogari Demokrateve dhe ketyre birbove qe kerkojne thellimin e ndarjeve ne Amerike perse keto qytete kane shkuar ne disheze e u jane keputur frenat, ku pergjegjes jane kryetaret e tyre te te meparshem Demokrate, jane mbushur me emigrante te paligjshem shumica e tyre kriminele dhe anetare te karteleve te droges te Amerikes Latine etj etj. New York eshte edhe Kryeqyteti i Amerikes per Homeless me rredh 200 mije persona ka aq shume sa "eksporton" edhe ne San Francisco edhe ky qytet me kryetar Demokrat, ndesa Seatle eshte ne Top 5 e pare per kete kategori te varfer dhe te droguar.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BOLE FISJKURI MAGA

        O Kar me zileeeeeeee...... PO KU KA GJUHE ZYRTARE KUSHTETUTA AMERIKANR (USA)

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora

        Shkurt per tu qartesuar: Marksistet po fitojne teren brenda partise Demokratike ne Amerike. Ska lidhje me Republikanet. New York e kishin demokratet e mori nje marksist. Ashtu edhe Seattle. Njesoj si Qorri do ja marre votat PS. Eshte shume e thjeshte llogaria shoqja Fuge.

        Përgjigjjuni
        1. k
          ka filluar dhe Meroja te bllokoje komentimin nga d

          Ja ku dolen dhe keta "konservatoret" shqiptare te japin mend per Ameriken .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje