Sulmet ruse mbi Kiev, ministri gjerman: Tregojnë përbuzje për njerëzimin

14 Nëntor 2025, 18:21Bota TEMA
Sulmet ruse mbi Kiev, ministri gjerman: Tregojnë përbuzje për

Sulmet ruse ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte (14 nëntor), ka nxitur reagimin e ministrit gjerman të mbrojtjes dhe presidentes së Parlamentit Evropian.

Nga ana e tij, ministri Boris Pistorius dënoi sulmet ndaj Kievit, ndërsa deklaroi se ato tregojnë “përbuzje për njerëzimin”. Ai theksoi se synimi i vetëm i presidentit rus Vladimir Putin, është shkatërrimi moral dhe thyerja e rezistencës së popullit ukrainas.

Më tej, ai njoftoi se Berlini do të japë të paktën 150 milionë euro për ‘Listën e ardhshme të Kërkesave me Prioritet’ për Ukrainën të NATO-s, për të ndihmuar në financimin e armëve amerikane që do të dorëzohen në Ukrainë.

“Është shumë e qartë se Putini synon ta bëjë dimrin sa më të padurueshëm për Ukrainën , të shkatërrojë moralin dhe të thyejë rezistencën e popullit ukrainas. Ai nuk po ia del dot në këtë”, deklaroi ministri Pistorius.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia dhe Suedia njoftuan planet për të financuar një paketë të veçantë prej 430 milionë eurosh për Ukrainën.

Nga ana e saj, Presidentja e PE-së Roberta Metsola u shpreh se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që indiferenca të depërtojë, ndërsa theksoi se nuk do pranohet kurrë normalizimi i agresionit.

Ajo garantoi se BE-ja do të jetë gjithnjë në krah të popullit ukrainas në luftën e tij për liri.

“Skena të tmerrshme në Kiev pas bombardimeve të vazhdueshme dhe pa dallim të mbrëmshme të zonave të banuara nga Rusia. Të gjitha mendimet e mia janë me viktimat, përfshirë fëmijët dhe familjet e tyre. Më shumë njerëz të pafajshëm janë detyruar të paguajnë çmimin përfundimtar për luftën e paligjshme të Rusisë.

Ne nuk do të lejojmë që indiferenca të depërtojë dhe nuk do ta pranojmë kurrë normalizimin e agresionit. @Europarl_EN do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e Ukrainës ndërsa ai lufton për lirinë e tij.”, shkroi Metsola në rrjetin social X.

Ndërkohë Rusia pretendon se ishte Ukraina ajo që u përpo të sulmonte centralin bërthamor të Novovoronezh me dronë.

Alexei Likhachev, drejtor ekzekutiv i korporatës shtetërore bërthamore Rosatom, tha se disa njësi të uzinës u shkëputën nga rrjeti, por operacionet u rikthyen në mëngjes.

6 Komente

  1. L
    LGBT Heil Hitler!

    Pederast! Pse nuk shprehët të njejtën gjë për gjenocidin palestinez kur kryeministri juaj u pyet në Stamboll? A nuk është përbuzje ndaj njerëzimit edhe politika e prostitucionit të Gjermanisë dhe BEsë?

    Përgjigjjuni
    1. j
      jk;l

      Sulmet Ruse mbi kiev ( qe nuk vrane asnje ukrainas) qenkan perbuzje ndaj njerzimit, po shkaterrimi i Gazes, dhe vrasja e me shume se 100 mije Palestinezeve cfare eshte ? Hipokrizia e vendeve euorpiane eshte bere e pa durueshme. Po e tregon vehten tamam sic i madhi Gjergj Fishta e ka quajtur !

      Përgjigjjuni
      1. B
        Banda

        Vetem gjermanet nuk mund te flasin per "perbuzje ndaj njerzimit". Ne 100 vjetet e fundit , askush nuk e ka perbuzur njerzimin si ata. Me mire te ulin koken dhe te heshtin. Popujt, njerzit jane ne gjendje te gjykojne vete.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Po flet per perbuzje ndaj njerzimit, nipi i SS i ushtrise Naziste.

          Përgjigjjuni
          1. g
            ganiu

            Nipi i hitlerit është në Rusi. Pederi rus i leningradit është pjellë e një SS gjerman dhe të jëmës. Ajo e mbajti fshehur nën krevat, thjeshtë për ti zhbllokuar vrimat.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Keshilltari

            Ky Ganiu qenka nje budalla me brirë.si eshte e mundur te bëhesh tifoz me nje ministre gjerman qe gjatë shekullit te kaluar i vuri zjarrin dy herë njerëzimit dhe tani ka kurajon te kape mesime morali,Turp o Gani evropiani.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje